Brazil, gjykata shpëton rezervën natyrore të Amazonës

Brazil, gjykata shpëton rezervën natyrore të Amazonës

Rezerva natyrore e Rencës, në pyllin e Amazonës në Brazil, ka shpëtuar nga shkatërrimi. Një gjyqtar i Gjykatës Federale të kryeqytetit Brazilia ka pezulluar dekretin e presidentit Michel Temer, që parashikonte shkatërrimin e rezervës për të zhvilluar kërkime minerare. Në vendimin e tij gjyqtari Rolando Valcir Spanholo, përveçse ka marrë parasysh një peticion popullor të paraqitur pak ditë më parë, ka nënvizuar se për një vendim të tillë nuk mjafton një dekret, por duhet edhe një akt i Kongresit bazuar në Kushtetutë.

Dekreti i miratuar më herët gjatë muajit nga presidenti Temer bëri që ndaj tij të vërshonin një seri kritikash të ashpra, si dhe paralajmërime për padinë e vendimit të tij.

Kjo, pasi dekreti do të lejonte kërkimet minerare në një zonë me bimësi të dendur prej 46 mijë km katrorë, e cila mbrohet që prej vitit 1984.

Qeveria braziliane u përgjigj me një seri konferencash për shtyp të eksponentëve të saj, të cilët këtë javë riformuluan dekretin dhe e ripublikuan me më shumë detaje sa u takon masave mbrojtëse, të cilat sipas tyre do të mbeten në fuqi edhe pas prishjes së Rencës.

Botuar nga Top Channel me 31 August 2017.