Blloqet me plehra në Itali në pritje të një destinacioni. Shqipëria??
Mbi 800 milione euro, mbase një cike me pak, por shifra mbetet mostruoze. Po ashtu janë mostruoze proporcionet e punës që kjo shifër duhet tëe financojë : heqjen përfundimtare të piramidave me blloqe plehrash (ecoballe) të rajonit të Napolit, e cila është njëheresh trashëgimi dhe perfaqësim I krizës më të rende të plehrave të historisë së Italisë. Një trashëgimi për të cilën duhet të paguajmë për t’u cliruar. Nga paratë që do ti jepen rajonit të Napolit, 290 milionë parashikohen të shpenzohen për të transportuar jashtë rajonit 1,2 milionë ton plehra të paketura me plastikë. Rajoni i Napolit parashikon që brenda 48 muajsh pas mbylljes së tenderit, të kompletohet nxjerrja jashtë rajonit të kësaj sasie plehrash. Por ky duket si parashikim tepëer optimist sepse sipas planit, pjesa e parë e plehrave që filloi të nxirrej jashte rajonit në 2015 akoma nuk ka mbaruar së nxjerri. Tashmë në rajonin e Napolit kane mbetur të grumbulluar 3 million ton plehra ecoballe dhe kjo pas 8 vjet pune të planit të jashtëzakonshem të Autoritetit Rajonal për ti hequr këto plehra që në vitin 2009 kishin arritur sasine 5 milione ton. Sipas kostove te tregut aktual, nxjerrja jashte rajonit e plehrave urbane për përpunim i kushton rajonit te Napolit sot 240 euro per ton. Brenda rajonit të Napolit, impianti i perpunimit te Giuliano, i sapo ndertuar, ne 2023 ka procesuar 20 mije tonelata duke nxjerre si materiale të riciklueshme metal dhe me pak plastike dhe pjesen që mbetet nga nxjerrja e ketyre materialeve e ka cuar per incerim brenda dhe jashte kufijve kombëtar. Ky impiant kur të hyje në regjim të plotë, do të procesoje deri 200 mijë ton plehra në vit. Ndersa impjanti i Caivano i ndertuar në 2022, ka trajtuar deri tani 415 mijë ton plehra ecoballe duke i trasformuar në mbetje që shkojnë për t’u djegur në inceneratore kombetare dhe te huaj. Kur të hyjne në ritëm të plotë të gjithë impjantet, rajoni i Napolit do të trajtojë 400 mijë ton plehra ne vit me objektivin për të perpunuar 1,2 milionë ton plehra ecoballe të trasheguara që tashme janë ne tenderim. Por me ritmet e planit rajonal aktual që shkon deri në 2026, mbeten akoma te paperpunuara midis 500 dhe 600 mije ton plehra ecoballe. Per te mbaruar operacionin titanik te perpunimit te plehrave te trasheguara, duhen fonde shtese. Nuk duhet harruar shpenzimi i përditshem i pageses se gjobave që Komisioni Europian i ka vene Rajonit të Naplit per mungesen e pastrimit të plehrave dhe perpunimit të tyre. Sipas Kontrollit të Larte të Shtetit Italian (Corte dei Conti) keto gjoba te paguara deri tani kapin shifren 282 milionë euro. Duke e bashkuar këtë me 800 milionë eurot për përpunimin e plehrave ecoballe të grumbulluara, kostoja arrin mbi 1 miliardë euro për këtëe trashëgimi të viteve të krizës së plehrave të rajonit të Napolit.
Shpjegim: ecoballe eshte emri i perdorur ne Itali gjate krizave te plehrave te rajonit te Napolit, kur mbetjet urbane qe nuk dinin ku ti conin, i ambalazhonin me plastike si topa-cilindra dhe i stokonin. Male me ecoballe u krijuan pas krizave te nje pas njeshme te plehrave ne rajonin e Napolit.
Pershtatur: https://www.riciclanews.it/rifiuti/ecoballe-lo-smaltimento-definitivo-costera-piu-di-800-milioni_28498.html