Bllokohet energjia fotovoltaike, lejohet TECi me naftë në det të Vlorës

Bllokohet energjia fotovoltaike, lejohet TECi me naftë në det të Vlorës

Kudo në Botë alternativa e energjive të rinovueshme, sidomos asaj solare dhe e erës është kyçi për të përballu jo vetëm ndryshimet klimatike, por edhe krizën e çmimit të  energjisë elektrike.

Është e njojtur që Shqipëria krahasuar me shumë vende Europiane ka një potencial të madh të energjisë diellore. Përveç impianteve të mëdha fotovoltaike sot i jepet rëndësi e madhe asj që quhet energji e gjeneruar nga komunitetet, energji e prodhuar nga çdo shtëpi, institucion apo biznes i vogël. Në këtë kontekst shumë qytetarë, duke parë edhe qytetarët e vendeve të tjera edhe të Europës veriore, me shumë më pak ditë me diell, se Shqipëria, tashmë kanë investuar në instalimin e paneleve fotovoltaike për të prodhuar energji elektrike për nevojat e veta, por edhe për të shitur. Egziston edhe ligji për shitjen e energjisë elektrike prodhuar nga burimet e energjisë së rinovueshme, qysh nga viti 2017 (ligj nr. 7/2017 për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme), por mbahet i bllokuar zbatimi i tij, për prodhuesit e vegjël duke mos miratuar akte nënligjore. Pengesë kryesore është mos caktimi i çmimit për qytetarët që duan të hedhin tepricat e energjisë në rrjet. Nuk ka dyshim se energjia e gjeneruar nga komuniteti zgjidh përfundimisht problemin e energjisë në Shqipëri, madje me mënyrën më të pastër të mundshme, me investime të vetë qytetarëve dhe që është edhe më e rëndësishme në mënyrën më të pastër e më të shëndetshme të mundshme. Ndërsa Qeveria i hypën kalit së prapthi, na kthen tek energjia fosile, tek djegja e naftës. Për më tepër ofron alternativën e djegjes së naftës, bash në gjirin më të bukur të Adriatikut, mu në bregun e plazhit të Nartës, në Vlorë. Tashmë është zgjedhur dhe kompania që Qeveria në përmjet KESH do të realizoj kontratën në formën leasing me konsorciumin Excelerate Energy and Renco s.p.a, për një TEC notues me naftë, me kapacitet 130 MW, i cili do lidhet me rrjetin nëpërmjet të TECit famëkeq të Vlorës, me të cilin janë vjedhur mbi 130 milion USD (në të vërtetë, nëse nuk është hetuar fare për vjedhjen me TEC të Vlorës, pse duhet hetuar kaq shumë për inceneratorët :(, ). Kjo është të shkatërrosh qëllimisht turizmin në një nga zonat me potencialin më të madh turistik në vend. Kjo për më tepër do të shërbente si gozhda e nastradinit, për të instaluar  aty edhe platformat e gazit të lëngshëm, për të ndezur edhe gërmadhën e TECit të Vlorës, si edhe për të shpërndarë nga aty gazin në gjithë Ballkanin Perëndimor. Qeveria po bën të njëjtin gabim, po injoron informimin dhe pjesmarrjen e komunitetit në vendimmarrje të tilla, që është detyrim ligjor. Po vepron si me inceneratorët, duke u nisur përsëri nga “emergjenca”, ndërkohë kur mban të bllokuar prej 5 vjetësh energjinë e prodhuar nga qindra, që nesër mund të bëhen mijra prodhues të vegjël të energjisë, të një energjie të pastër.