Bisedë me deputetin e njojtur, për probleme të mëdha ekonomike, të panjojtura.

Bisedë me deputetin e njojtur, për probleme të mëdha ekonomike, të panjojtura.

Si je Lavdosh? ulu.. - më ftoi deputeti tek kalova pranë në kafenen buzë detit në Vlorë.

E hapi menjëherë muhabetin me pyetje: lexova atë shkrimin tënd për këtë TEC të Roskovecit, si është puna aty? Do marri gaz nga TAP dhe do prodhoj energji? Dukej se donte vërtetë të sqaronte një pështjellim të mendimit të tij.

Më erdhi mirë që më bëri pyetjen, se do mund të sqaroja një deputet që është shumë present jo vetëm në parlament, por edhe në studjot televizive.

Po, do prodhoj energji për ta dërguar në Greqi – i thash shkurt e prerë.

Mendova se do furnizoj me energji rrjetin këtu dhe tepricat jashtë vendit – tha deputeti, por nuk ndaloi këtu. Unë mendoj se gazifikimi duhet, se ne na kalon TAPi këtu dhe gazi shkon në Itali, pse mos ta marrim dhe ne – tha me një lloj bindje të lëkundshme në vehtëvete, por dukej se donte të dëgjonte më shkoqitur ato që kish lexuar në artikullin tim.

Unë fillova të rreshtoj argumetat, duke thënë që në fillim një shprehje, që patjetër i është dukur deputetit tronditëse: Nëse gazifikimi do të marrë rrugë, Shqipëria do të ketë një disfatë shumë më të rëndë se inceneratorët, në ekonomi dhe në mjedis.

Deputeti filloi të dëgjonte argumetat e mija dhe më shumë pohonte, e donjëherë replikonte butë.

Italia dhe vendet e tjera europiane përdorin gazin dhe fosilet qysh prej më shumë se 100 vitesh dhe kanë vështirësi të ndrojnë infrastrukurën e energjisë, tek ai që është sot trendi botëror, i energjisë nga burime të rinovueshme. Shqipëria ka një avatazh të madh, se aktualisht prodhon energji elektrike nga burime të rinovueshme, ndërkohë që diversifikimi i prodhimit të energjisë nga hidro bëhet perfekt me energjinë diellore. Këtë verë 10% e energjisë elektrike në Shqipëri prodhohet nga impiantet e vogla fotovoltaike të ngritura nga bizneset e vogla, thuaj pa asnjë finacim nga shteti. Shqipëria ka ndriçim diellor edhe më të lartë se në Tropik. Ka dhe studime serioze se Shqipëria në pak vite mund të jetë një vend që prodhon dhe konumon energji elektrike mbështetur 100% nga burime të rinovueshme. Dhe kjo po ndodh. Së shpejti hyn në funksion 2 impiante të mëdha fotovoltaike dhe pak ditë më parë u shpallën fituesit për tenderin, 300 MW.

Shqipëria nga energjia elektrike me burim fosilet njeh vetëm dështim. Simboli i dështimit është TECi i Vlorës, që fatkeqësisht akoma besohet se do vihet në punë. Mosvënia në punë e tij eshte kostoja e larte për njësi prodhimi, përveç një afere korrupsioni edhe aty, vërtetuar kjo nga raporti investigativ i vetë Bankës Botërore. TECi lundrues po në Vlorë, mund të vihet në punë, por kosto është rreth 4 herë më e lartë se çmimi në treg. Janë dështime të mpleksura dhe me korrupsion. E vjell Shqipëria këtë lloj “corbe” me TECe.

Menyja e gazifikimit, që po ofrohet e kamufluar me sloganin Shqipëria “Net exporter në 2030” është fatale për ekonominë shqiptare dhe për mjedisin. TAPi që dikujt, fatkeqësisht edhe deputetit bashkë folës, i duket si asset, nëse happen rubinetat e gazit në Shqipëri është krim. Pse? Shumëkombëshet që zotrojnë TAP, bashkë me kompaninë shtetërore të Azerbajxhanit kanë në metodologjinë e nënshkrimit të kontratave parimin; “Take or Pay” (merre gazin ose paguaj). Llogaritet se Shqipërisë i duhet për infrastrukturën e gazifikimit 5 miliard Euro. Do hidhen shumëfish para nga buxheti shtetit, si për inceneratorët që do prodhonin energji, për infrastrukturën e gazit dhe impiantet e gazit nuk do mund të punojnë, thjesht se në Shqipëri kanë kosto më të lartë se cmimi në treg, apo energjisë nga fotovoltaiket, por shqiptarët do duhet të paguajnë për 30 vjet gazin, sipas parimit “Merre ose paguaj”.

Tjetër, si në BE, Shqipëria që do eksportoj prodhime që vinë nga djegja e fosileve do duhet të paguaj taksë. Kështu si në rastin e TEC të Roskovec. Greku investon në Shqipëri, dhe merr energjinë. Shqipëria ndot ambjentin, shkatërron bujqësinë e paguan dhe taksa.

E gjithë historia e gazifikimit është thjeshtë dëshirë e kompanive të naftës e gazit për të rritur fitimet në dëm të Shqipërisë dhe vëndeve si Shqipëria me qeveri të korruptuara. Është thjesht formë kolonizimi.

Epoka e fosileve ka mbaruar.