Bie ligji i importit të mbetjeve — Shqipëria merr frymë thellë
Në kundërshtim me pritshmërinë e shumë njerëzve në vend dhe të huaj, që mendonin se maxhoranca e fuqishme e 2017s në Kuvend do aprovonte me lehtësi ligjin e aprovuar në Shtator të vitit të kaluar për importin e mbetjeve, ndodhi që dekreti i presidentit Nishani që e kthente ligjin për rivotim në Kuvend u votua dhe dekreti i Presidentit u pranua.
Kështu mbetet në fuqi po ligji i vitit 2013, kur Qeveria Rama1 me pompozitet anulloi nenet që i kishin hapur rrugën importit në vitin 2011. Që nga viti 2011 e deri sot, shoqëria civile, ku spikat grupimi Aleanca Kundër Importit të Plehrave nuk kanë rreshtur të jenë aktivë në kundërshtimin e pa neogociushëm të ligjit për importin e mbetjeve.
Pritet që Partia Socialiste me abstenimin që bënë deputetët e saj mund ta rifusë atë në një kohë të dytë, pasi të bëhet sqarimi i qytetarëve, sic ka thënë z. Rama. Por mund të ndodhë që në takimet me qytetarët mund të dalin të qartësuar promovuesit politik të importit të mbetjeve, pasi ndër qytetarët tashmë ka një ndërgjegjësim të madh se importi i mbetjeve është një e keqe që nuk duhet pranuar.