Botuar nga SCAN me 13 June 2017.
Këtë muaj, biçikleta feston ditëlindjen e saj të 200-të. Ndonëse origjina e saj ekzakte nuk dihet, dimë që në Qershor 1817, baroni gjerman Karl von Drais testoi “die Laufmaschine”, të njohur edhe si makina e vrapit, velocipedi dhe Draisienne. Kjo shpikje e von Drais, e cila kishte një rrotë të parme të manovrueshme u bë paraardhësja e biçikletës së sotme. 200 vjet më vonë, Portugalia është eksportuesi kryesor i biçikletave në Bashkimin Europian, me rreth 15% të të gjitha biçikletave të eksportuara në 2016-ën. Ajo ndiqet nga Italia dhe Hollanda me 14 dhe 13 për qind.
Sa i takon importuesve, Britania kryeson listën me 18% të të gjitha mjeteve të importuara vitin e kaluar. BE importoi në total 17 milionë biçikleta, 58% e të cilave nga brenda Unionit, ndërsa eksportoi 11 milionë biçikleta, me 92% të destinuara për vendet e Bashkimit Europian.
Italia është prodhuesi kryesor me mbi 2,3 milionë biçikleta të prodhuara, ndjekur nga Gjermania me 2,1 milionë.
Holandezët blejnë biçikletat më të shtrenjta me një çmim mesatar prej 914 eurosh, ndërsa vendet si Kroacia, Letonia, Malta dhe Sllovenia blejnë me një çmim mesatar prej 110 eurosh për biçikletë.