BE: Shqipëria diversifikim të energjisë elektrike vetëm nga dielli dhe era -TECi i Vlorës si grep i hedhur nga multinacionalet e naftës për të kapur gjithë Gjirin e Vlorës e më gjërë -

BE: Shqipëria diversifikim të energjisë elektrike vetëm nga dielli dhe era
-TECi i Vlorës si grep i hedhur nga multinacionalet e naftës për të kapur gjithë Gjirin e Vlorës e më gjërë -

Ka një progress të kufizuar në diversifikimin e gjenerimit të energjisë nga hidrocentralet tek burimet e tjera të energjisë së rinovueshme, shkruhet në Raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë, publikuar disa ditë më parë.

Si në asnjë nga raportet e viteve të mëparshme në këtë vit është shkruar 1 faqe e tërë me nëntitull “energjia e rinovueshme” Në këtë faqe jepen arritje të kufizuara në lidhje me energjitë e rinovueshme dhe se në kontektin edhe të krizës globale të energjisë duhen shpjetuar përpjekjet për diversifikimin, sidomos nëpërmjet paneleve fotovoltaike, por edhe të erës, duke mbajtur parasysh dhe detyrimet nga marrveshja e Parisit për ndryshimet klimatike dhe nevoja për tu angazhuar në tranzicionin e energjisë së pastër.

Në kuadër të krizës së energjisë dhe të detyrave për klimën në vitin 2030 planet e Shqipërisë për të shtuar më shumë fotovoltaike dhe energjitë e rinovueshne janë një trend që duhen shtyrë përpara, thuhet në raport.

Qeveria shqiptare, këto kohët e fundit ka filluar të lëvizë e ta shohë mundësinë e shtimit sidomos të fotovoltaikëve si një opsion qartazi më ekonomik, krahas presionit të BE-së sidomos 2-3 vitet e fundit.

Në dokumetat e BE-së për Shqipërinë nuk gjen më, që ndërtimi i kapaciteteve termale të gjenerimit të energjisë, si TECi i Vlorës shërben për diversifikimin e energjisë në Shqipëri, tani pranohet se diversifikimi bëhet vetëm me burime të rinovueshme.

Problem është se në Shqipëri ka ngecur “grepi” i fosileve, TECi i Vlorës, që Qeveria në vend që ta shkulë po e ushqen.

Duhet kujtuar lexuesi se 20 vjet më parë grepi i TECi të Vlorës u hodh në Gji të Vlorës, jo se ishte i leverdishem ekonomikisht, apo se bënte me pak dem në mjedis se në ndonjë vend tjetër, por se aty këto kompanitë fosile që i vinë rrotull tani vendosën të ndërtonin një super terminal të naftësjellësit AMBO në Gji të Vlorës, dhe që kërkonte një burim energjie të pavarur për të pompuar tek supertankerat 800,000 fuci nafte në ditë. Falë protestave të qytetarëve të Vlorës AMBO nuk u ndërtua, por TECi ngeci aty, e më pas nga vetë kredidhënsi kryesor Banka Botrore (BB, paneli i Inspektimit), u quajt se nuk duhej ndertuar aty. Po BB në 2018 boton një raport investigativ dhe zbulon korrupsionin me TECin e Vlores, që në Shqipëri nuk është hetuar, akoma. Raporti i BEse për Shqipërine i vitit 2021 shkruan se TECi i Vlorës është me naftë dhe do kthehet me gaz, ndërsa në dokumenta është TEC me cikël të kombinuar, që punon edhe me gaz edhe me naftë. Në raportin e këtij viti BE-ja nuk mban asnjë qëndrimin për grepin e TECit të Vlorës, thjesht përshkruan se cfarë do bëj Qeveria, por që le të kuptohet se BE pranon të heshtë për kontraversilitetin e Shqipërisë me 100 % energji të rinovueshme në një anë, dhe Shqipërisë së gazifikuar, në anën tjetër.

Pas grepit të TECit të Vlorëa po kapet TECi i Bangldeshit, që ka mbritur aty. Pritet të kapen 2-3 TEC të tjerë, pritet të kapet një super terminal gazi LNG po në Vlorë, që do shtrijë tentakulat deri Bullgari dhe gjithë Ballkanin. Ka filluar poocesi.

Në 16 Maj të këtij viti në prani të Kryeministrit Edi Rama, ish Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit mes Albgaz, Linden Energy dhe Overgas, ku kjo e fundit, kompani bullgare, ka shprehur interes për tu furnizuar me gaz të lëngshëm nga terminali i LNG i lundrueshëm i Vlorës.

Në fjalën e saj, ministrja Balluku e cilësoi këtë si një moment të shënuar dhe që e kthen Shqipërinë në një pikë të rëndësishme të furnizimit me gaz të lëngshëm për të gjithë rajonin, por njëkohësisht është një hap i rëndësishëm drejt gazifikimit të Shqipërisë, thotë ajo.

Gazifikimi i Shqipërsë është një grep i dytë, shumë më i madh, apo parangall, si i thonë në Vlorë i hedhur për të kapur gjithë Shqipërinë, e që Shqipëria të bëhet një ushqim i mirë për orekset e multinacionaleve të naftës. Shqipëria nuk ka infrastukture gazi, nuk ka patur asnjëherë, me ndonjë përjashtim të vogël, si dekada më parë në Korcë. Në kohën e sotme në të gjithë botën janë kthyer përmbys raportet e investimeve në gjenerimin e energjisë, ku të parat tani janë investimet në energjitë e rinovueshme, mbi ato me fosile.

Të shkosh me idenë e master planit te gazifikimit në Shqiperi është thjesht një cmenduri, me pasoja katastrofale per zhvillimin e Shqiperisë.

Natyrisht për efekt të sigurisë rajonale, Shqipëria mund të lejoj të kalojnë linja gazi në territorin e saj per efekt sigurie te rajonit, por Shqipëria nuk mund të bëhet HUB i kompanive fosile shumekombeshe, për të rritur fitimet e tyre.