Bashkëqeverisja për veprat energjitike si mjet për shmangjen e dështimeve spektakolare.

Bashkëqeverisja për veprat energjitike si mjet për shmangjen e dështimeve spektakolare.

Më në fund u pranua nga qeveria Shqiptare dështimi me Termocentralin e Vlorës, që i ka kushtuar taksapaguesve Shqiptar më shumë së 100 milion euro e do të vazhdoj ti rëndoj akoma nëse nuk merren vendime të konsultuara mirë.

“Ajo vepër e dështuar energjitike dhe pa asnjë logjikë ekonomike, sepse është llogaritur të punojë me naftë, të mund të ketë shpresë të ringjallet është lidhja me rrjetin e gazit.”- thotë Gjiknuri në Programin e Qeverisë, duke projektuar, siç duket, një dështim të dytë, që kur thotë “…mund të ketë shpresë të ringjallet…”. Në fakt që TECi nuk ka logjikë ekonomike është e shkruajtur në raportin e BE-së për Shqipërinë qysh në vitin 2005, akoma pa u nënshkruar kontrata, për ndërtimin e tij. Qytetarët e Vlorës protestuan fort për 3 vjet rresht.

Qeveria vendosi me arrogancë nuk do ndërtojmë 3 TECe, po do ndërtojmë vetëm 1. Edhe vënia në punë e TECit tani është jashtë llogjikës ekonomike. Do shtohet akoma kostoja e tij me zgjatjen e tubacionit të gazit nga Fieri në Vlorë. Tjetër, kostoja në kohën e sotme, për prodhimin e një njësi energji elektrike nga burimet fosile është e barabartë me atë nga energjia diellore, ku tendenca është që kostoja nga impjantet e energjisë diellore të jenë më të ulëta në vitet e ardhshme.

Dhe më e rëndësishmja është që TECi i Vlorës, nga informacione të pa konfirmuara, ka një teknologji që i tejkalon normativat e emetimeve të lejuara të gazrave, të paracaktuara në vlerësimin e ndikimt në mjedis, dhe kjo është e papranueshme në gjirin turistik të Vlorës.

Nuk ka asnjë matje të emesioneve që të provoj se standartet e parashikuara plotësohen. Kështu Ministria e Energjisë duhet ose të mendoj cvendosjen e TECit pranë burimit të karburantit, ose ta shesë jashtë vendit, ose ta coj për skrap. Kështu humbja mund të lehtesohet dhe jo të shtohet akoma.

Si historia me TECin në Gjirin e Vlorës po ndodh me HECet në Vjosë. Qeveria ka thënë nuk do ndërtojmë 9 HECe në Vjosë, apo në Valbonë, por do ndërtojmë vetëm 2 atje, 2 këtu. Një nga ndërtuesit më të njojtur të HECeve në vend thotë me plotë gojën se HEC i Kalivacit edhe duke mos i llogaritur kostot mjedisore është ekonomikisht i pavlefshëm.

Nga ana tjetër i gjithë komuniteti i luginës së Vjosës, me përfaqësuesit e zgjedhur në krye, sidomos i territorrit ku Qeveria parashikon ndërtimin e e HECeve janë totalisht kundër alternativës së HECeve si mundësi zhvillimi i zonës, madje është protestur fort.

Ambjentalistë nga gjithë Europa, edhe politikanë të Brukselit deri edhe Parlamenti Europian me një rezolutë të vecantë janë shprehur në favor të idesë “Vjosa Park Kombëtar”.

Në një situatë të tillë antiHEC në programin e Qeverisë Gjiknuri nxiton e thotë: “Shumë shpejt do të përfundojë edhe procedura për Kalivaçin..”, që në fakt ka nisur. Nisur edhe nga eksperienca e dështimit të TECit të Vlorës përfaqësuesit të Ministrisë së Energjisë, në konferencë e organizuar nga Konfindustria në 13 Tetor në Përmet, ju tha “ Ose 0 HECe në Vjosë ose kaskadë me 9 HECe, sic është studimi Francezi i Sogreah”.

Në këtë konferencë u vu re se përfaqësuesi i Ministrisë së Energjisë, drejtori i politikave dhe zhvillimit elektroenergjitik, i mëshon në ministri politikës së vjeteruar të HECeve dhe thellësisht të motivuar nga korrupsioni pas shpalljes së Shqipërisë superfuqi energjitike në 2009. Ai i mëshon asaj që njeh, apo asaj që i thonë, duke injoruar atë të energjive alternative, sidomos atë diellore, aq e nevojshme për diversrifikimin e burimeve të energjisë dhe aq shumë në rritje të shpejtë e aplikuar, kudo në Botë.

I pyetur lidhur me kërkesën e 1 viti më parë të një kompanie për të ndërtuar një impiant me kapacitet 50 MW në Novoselë, Drejtori i politikave dhe zhvillimit elektroenergjitik për cudinë e pjesmarësve tha se nuk dinte gjë.

Ministria e Energjisë mban një heshtje gati hermetike për fluksin jo të vogël të kërkesave për të ndërtuar impiante fotovoltaike, edhe pse BERZH është dukshëm i gatshëm të financoj deri 500 milion euro për këto impiante, pas memorandumit të firmosur me Gjiknurin në Maj të këtij viti. Ndërkohë që mban në distancë këto kërkesa për energji diellore nxiton për HEC më Kalivac, që duket do t’ja bëj peshqesh ndonjë kompanie turke, që nuk ndërton me standarte të BEsë.

Kështu ndodhi dhe në historinë e TECit të Vlorës. Deri sa u ndërtua TECi i Vlorës në 2009 ishte heshtje e plotë për HECet nga Qeveria. Pas ndërtimit të TECit, për të larguar vëmëndjen nga dështimi i pritshëm i tij, shpërtheu epidemia e mbi 400 HECeve, epidemi që pasuroi një grusht njerëz, por që u ka hequr bukën e gojës mijra të tjerëve, pa llogaritur shkatërrimin e natyrës.

Frika është se sapo të jepet HEC i Kalivacit, që do jetë një dështim më spektakolar, pasi edhe do i heq banorëve të Vjosës një mundësi të madhe zhvillimi që do gjeneronte marka “Vjosa e Egër” do të filloj të bëhet zhurmë edhe për energjinë diellore, por nuk do ketë epidemi, pasi variacioni i shkatërrimit e hajdutllëkut të natyrës shqiptare si me HECet nuk egziston në sistemin e impianteve të energjisë diellore.

Në konferencën e Përmetit u kërkua një moratorium për ndalimin e lejeve për ndërtim HECesh në Vjosë për 3 vjet. Ndërkohë Qeveria mund të operoj me shpejtësi në vend ë Kalivacit me kërkesat për enerji diellore, dhe do të ketë më shumë kapacitet energjie të instaluar në një kohë më të shpejtë, duke njohur kohën shumë më të shkurtër të ndërtimit dhe futjes në punë të impianteve fotovoltaik në krahasim me ndërtimin e “veprës” së Kalivacit, që ka filluar qysh 20 vjet më parë.

Bashkqeverisja e shpallur nga z. Rama dhe shumë e mirëpritur nga publiku nuk egziton në dikasterin e z. Gjiknuri, pikërisht atje ku ka nevoj më shumë se asgjëkund tjetër, për vetë pasojat të shtrira për disa dekada në veprat që mbulon ky dikaster.