Avantazhet e përdorimit të impianteve fotovoltaike
Energjia elektrike është një nevojë themelore për njeriun. Aktualisht prodhimi i energjisë elektrike është bazuar tek lëndët djegëse fosile si nafta, qymyri, gazi dhe uji. Këto lëndë fosile janë të shtershme dhe djegia e tyre sjell efekte të dëmshme për mjedisin. Për shkak të këtyre kufizimeve dhe me rritjen e vazhdueshme të kërkesës për energji elektrike alternativa e vetme ngelet prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë.
Burime të rinovueshme të energjisë janë te shumta si shfrytëzimi i energjisë nga dielli i cili në një orë rrezaton energji të mjaftueshme, për të mbuluar konsumin e energjisë të përdorur nga njerëzit në një vit. Tashme me teknologjitë qe disponojmë dhe kostot e energjisë së gjelbër nga panele fotovoltaike (Fv) është zgjedhje e zgjuar dhe duhur për prodhimin e energjisë elektrike falas nga natyra.
EuroElektra, një nga kompanitë që operon në Shqipëri, me një eksperiencë disa vjeçare në instalimin e impianteve fotovoltaike të realizuar me teknologji evropiane ofron për këdo shndërrimin e potencialit energjetik diellor në energji të rinovueshme, ekologjike dhe ekonomike me zero impakt mjedisor. Shqipëria njihet si një zonë tepër e përshtatshme gjeografike për sa i përket rrezatimit diellor.
EuroElektra ka përzgjedhur markat më të mira ndërkombëtare dhe jep garanci per investimin per 7 vjet në tërësinë e tij dhe per panelet diellore per 30 vjet në 80% te rendimentit total.
Përfitimi Ekonomiko-Sociale:
· Impianti fotovoltaike siguron energji të gjelbër.
· Energjia diellore është e bollshme dhe pa pagesë.
· Implementimi i impianteve fotovoltaike është i përshtatshëm për tu integruar me rrjetin e shpërndarjes.
· Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja konsiderohen të papërfillshme.
· Sistemi PV qëndron në gjendje pune në periudha të gjata dhe pa mirëmbajtje teknike.
· Energjia e Fotovoltaike është fleksible, intervali i energjisë së prodhuar prej tyre varion nga disa mikrowat në megawatt.
· Impianti nuk prodhon zhurma, për këtë arsyeje është zgjidhja ideale për zonat urbane dhe për banesat.
· Strukturat mbajtëse dhe të montimit kane impakt mjedisor “zero” dhe nuk tjetërsojnëgjendjen fizike të terrenit.
· Janë statike, nuk kanë pajisje që lëvizin, për rrjedhojë ato kanë shumë pak s’kyçje të paplanifikuara apo nevojë për supervizim.
· Rritin sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe diversifikimin e burimeve të energjisë.
· Mbështesin liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
· Ndërgjegjësojnë dhe inkurajojnë njerëzimin për përdorimin efikase te energjisë.
Dr. Lorenc Gordani