Arinj në kaptivitet në Theth, turistët 'luajnë' me jetën e egër

Një rast i pazakontë është raportuar në faqen syrigjelber.info. Dy këlyshë ariu mbahen në robëri në një shtëpi pritëse në Theth të Shkodrës. Raportuesi ka qënë duke vizituar zonën dhe shtëpinë pritëse “Thethi Paradise” kur është ndeshur më këtë rast. Sipas raportimit dy arinjtë silleshin krejt miqësisht me turistët e ndryshëm, madje edhe luanin me ata. Në këtë rast këmi të bëjmë më dy këlyshë ariu (Ursus arctos) që nuk mund të rikthehen sërish në habitatin e tyre natyral.
Sipas ekspertëve, këlyshët duhet të ishin me arushen dhe jo të ndarë nga ajo. Nisur nga eksperiencat e kaluara dyshohet se të vegjëlit janë marrë pas vrasjes së arushës nënë. Kjo është taktika më e përdorur për këtë fenomen që po e shkatërron faunën e egër. Vec kësaj, nisur nga ky fill llogjik mund të dalim në përfundimin se ekosistemi ka humbur 3 arinjë (ariun nënë dhe dy këlyshët e saj).
Ariu është një specie e mbrojtur me ligj në vendin tonë dhe mbajtja në robëri ose vrasja e këtij lloji është rreptësisht e ndaluar.
Botuar nga Syri i Gjelbër me 16 June 2017.