Aleanca Kundër Importit të Plehrave përshëndet vendimin e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese për rrëzimin e ligjit të importit të mbetjeve

Aleanca Kundër Importit të Plehrave përshëndet vendimin e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese për rrëzimin e ligjit të importit të mbetjeve

26 Shtator 2017, Njoftim për shtyp. AKIP përshëndet vendimin e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese që ka miratuar dekretin e z.Nishani, dekret që ktheu në Kuvend 1 vit më parë ligjin që i hap rrugë importit të mbetjeve në Shqipëri. Vlerësojmë qëndrimin e zotit Rama për tërheqjen publike që ka bërë për këtë ligj dhe për atë që thotë se ”…..është e drejta e të gjithë qytetarëve që të jenë të mirëinformuar për këtë projekt” Ne urojmë që faza e diskutimit me qytetarët të jetë konstruktive dhe mos të jetë një farsë, ku qytetarët të konsiderohen thjesht si auditor studentësh që dëgjojnë leksionin e profesorit.