Subjekti privat “Hari Lena” është duke kryer një masakër natyrore duke shkatërruar ujëvarat piktoreske në Grykën e Këlcyrës dhe betonizimin e shtratit të lumit Vjosa

Ndërkohë që shkencëtarë nga e gjithë bota janë bërë bashkë në luftën për të shpëtuar lumin Vjosa dhe ekosistemin e zonës nga digat e hidrocentraleve, si lumi i vetëm në Europë me rrjedhje të lirë, Hari Lena po kryen këtë barbarizëm.

Alarmin e jep aktivistja e shoqërisë civile Brizida Gjikondi e cila shkruan e shqetësuar:

“Lajm i fundit zyrtar.

Hari Lena do te ngrej kulla betoni per ta cuar ujin e burimeve ( ujvarave anesore) ne kupolen e fabrikes trebeshina qe ta kaloj me uren qe do te ndertoje.

Cdo shqiptar qe do kish vene qofte dhe nje tulle PA LEJE do ish arrestuar ? …. po Hari Lena ?

Greku po pushton Shqiperine here me varre imagjinare here me tuba uji qe shqepin dhe shemtojne Shqiperine tone.

Bojkoto Hari Lenen po shkateron Vjosen.”

Brizida Gjikondi