Të drejtat e qytetarëve shqiptarë ende shpërfillen

Të drejtat e qytetarëve shqiptarë ende shpërfillen
Image for post
Adelina Stuparu

Ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi një shumicë dërrmuese në zgjedhjet e këtij viti, ajo gjithashtu ja ka dalë të konsolidojë fuqinë e saj. Në teori partia vlerëson veten dhe shpreh vullnetin e saj për të ndjekur ndryshimet e nevojshme e për të siguruar kështu integrimin e Shqipërisë në BE. Në praktikë, qeverisja e Partisë Socialiste tregon shumë kondratiktsione, si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar. Padyshim që partia është e përkushtuar ta portretizojë veten si një parti ‘cool’ apo ‘moderne’, megjithatë, përtej zhvillimeve kozmetike, qeverisja në Shqipëri tregon shumë pak shqetësim të vërtetë për qytetarët dhe proceset e zhvillimit të shëndoshë. Edi Rama duhet të shihet për mjetet me të cilat ai drejton që nga projektet infrastrukturore, që abuzojnë me të drejtat e njeriut, tek përjashtimi i atyre që dëshirojnë të formësojnë politikën dhe të sjellin ndryshime. Duke u nisur nga një sfond artistik, duket e natyrshme që Kryeministri të merret me mënyrën se si duket vendi, por me sa duket injoron faktin se modernizimi i një vendi shkon përtej paraqitjeve, duke nënkuptuar gjithashtu vlera dhe veprime të bazuara në praktika reale demokratike , jo taktika të ngjashme me të kaluarën autoritare të vendit duke imponuar projekte kundër vullnetit të qytetarëve, të cilët janë të ndikuar prej këtyre projekteve.

Historikisht ka pak dëshmi se PS është e gatshme të “bashkëqeverisë”

Këtë vit, Edi Rama njoftoi platformën inovative të bashkë-qeverisjes, i cili do të përpiqet të mbështetet në pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, si dhe në konsiderimin e nevojave dhe shqetësimeve të njerëzve për të llogaritur mënyrën se si PS do të qeverisë. Zbatimi i një strategjie të tillë tashmë është kritikuar nga qytetarët shqiptarë, veçanërisht prej aktivistëve qytetarë të vendit, të cilët për një kohë të gjatë janë përjashtuar nga pjesëmarrja në vendimmarrje. Në këtë pikë, platforma shkon jashtë kuadrit ligjor dhe shumë çështje që lidhen me transparencën mbeten aty. Si ngjarjet e kaluara dhe ato të fundit mund të dëshmojnë, se disa nga publiku kanë qenë të prirur ndaj këtyre proceseve, duke u përpjekur të tërheqin vëmendjen e politikanëve gjatë ndjekjes së fushatave afatgjata mjedisore ose politike, ose duke reaguar ndaj zhvillimeve të propozuara nga qeveria lokale dhe kombëtare. Megjithatë, përpjekjet e tyre në formimin e politikës publike janë përdorur ose për të nxitur përfitime politike ose janë margjinalizuar.

Fushatat e AKIP dhe çështja e importit të mbetjeve

Një nga rastet më shembullore që evidentojnë angazhimin e aktivistëve të Shqipërisë për t’u dëgjuar nga vendimmarrësit është fushata afatgjatë kundër importit të mbetjeve. Qysh prej viti 2004, ka qenë një betejë e vazhdueshme për të bindur qeverinë të mos kalojë legjislacionin që do ta lehtësonte importin. Ata që ndjekin këto përpjekje kanë bërë fushatë për zbatimin e ligjit si kundër vullnetit të Partisë Demokratike ashtu dhe asaj Socialiste. Para fitimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, Aleanca kundër Importeve të Mbetjeve (AKIP) kërkoi një referendum mbi këtë çështje, të cilën Partia Socialiste kur ishte në opozitë e mbështeti. Duke mobilizuar të gjitha forcat dhe përpjekjet, AKIP arriti të mblidhte 60 000 nënshkrime të kërkuara për referendumin. Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013 Partia Socialiste deklaroi se sapo të vinte në pushtet do ta rrëzonte ligjin për importin e mbetjeve dhe se referendumi nuk do ishte i nevojshëm. Dhe kështu aktivistët shpresuan se lufta e tyre më në fund do të mbaronte, por ende janë në gatishmëri. Eshtë e panevojshme të thuhet, por partia përfundimisht e theu premtimin dhe e solli ligjin përsëri të debatohej në parlament. Janë bërë shumë takime në mes të aktivistëve dhe qeverisë, ndërkohë që protestat kundër importit të mbetjeve kanë vazhduar dhe ende duhet të organizohen edhe sot. Qeveria nuk ka marrë parasysh shqetësimet e mijëra qytetarëve, të cilët pa pushim kanë tentuar të ndikojnë në vendimmarrjen për këtë qëllim të veçantë mjedisor për 13 vitet e fundit. Të dielën më 17 Shtator, AKIP edhe një herë i dërgoi një letër të hapur Kryeministrit duke i kërkuar atij të ndalonte ligjin dhe të ofronte alternativa për strategjinë e përgjithshme të menaxhimit të mbetjeve. Letra u dërgua pikërisht brenda kontekstit të platformës së tij për “bashkë-qeverisje”. Shtypi papritmas shpërtheu me përmendjen e çështjes dhe më në fund përfaqësuesit e PS deklaruan në media se ligji i përgjithshëm për menaxhimin e mbetjeve do të rishqyrtohet sipas kërkesave popullore. Kjo dukej si një fitore tjetër dhe se AKIP edhe një herë arriti të bindte Partinë Socialiste që të ishte në anën e tyre. Megjithatë, orë më vonë, Edi Rama u shfaq në Zërin e Amerikës dhe tha se ata që protestonin ligjin ( e importit të mbetjeve) ishin ‘sharlatanë’. Ai pastaj vazhdoi të thotë se ata do të flasin me “njerëzit” rreth kësaj, me sa duket brenda platformës së tij të bashkë-qeverisjes, ku partia organizon takimet, në vend të kontekstit të kundërt, ku përpjekjet nga baza kërkojnë të arrijnë politikën për të ngrritur shqetësimet.

Dëgjesat publike ekskluzive

Në të njëjtën kohë, Shqipëria në teori ka lehtësuar pjesëmarrjen e publikut në proceset e vendimmarrjes nëpërmjet kornizave ligjore, përkatësisht duke i bërë autoritetet të organizojnë dëgjesat publike për çështje me interes publik. Sidoqoftë, këto dëgjesa nuk kanë qenë shumë të suksesshme, jo sepse publiku nuk dëshironte të përfshihej, por sepse ato morrën më shumë formë të seancave dëgjimore “sekrete”. Kjo u konfirmua deri diku nga rrjedhja e një email-i nga Bashkia e Tiranës dërguar një numri të zgjedhur njerëzish, OJQ-ve dhe përfaqësuesve të ndërkombëtarëve. Emaili ishte një ftesë zyrtare për një dëgjesë “publike”, por në të njëjtën kohë, publiku i gjerë nuk mund të dinte gjë për ekzistencën e saj. Emaili gjithashtu specifikonte në fund se përmbajtja e saj ishte në natyrë ‘konfidenciale’. Shumë më tepër parregullsi kanë ndodhur në lidhje me organizimin e këtyre takimeve. Kur njoftohet publikisht, përgjithësisht njoftimi do të bëhet në minutën e fundit, duke mos dhënë kohën e nevojshme për publikun që të marrë pjesë. Kur morra pjesë në një dëgjesë të tillë të minutës së fundit, për planin e ri urban të Tiranës, mbërrita në mes të ngjarjes dhe pashë shumë aktivistë të pranishëm, të cilët ngritën shumë shqetësime, të cilat natyrisht u injoruan, pasi vetë takimi nuk dukej të ishte i strukturuar në një mënyrë që të merrte në konsideratë nevojat dhe shqetësimet e publikut, por si një paraqitje e thjeshtë e asaj që do të zbatohej, në vetvete një përrallë zanash shumë moderne me fermat urbane, korsi për bicikleta, fabrika për ricklim, të gjitha që i ngjan një projekti sci-fi, duke pasur parasysh situatën aktuale lokale në Tiranë.

Infrastruktura në kurriz të të drejtave të njeriut

Në përgjithësi, ekziston një dallim i zymtë midis situatës së prezantuar jashtë vendit dhe realitetit në vend. Për shembull, një incident kurioz, kur Social Demokratët fituan zgjedhjet parlamentare në Rumani dhe duke menduar për të lëvizur jashtë vendit në pakënaqësi me rezultatin, rumunët u këshilluan që të mos shihnin nga vendet perëndimore, por nga Shqipëria — pasi ishte një vend shumë më modern, disa që natyrisht përmendin lidhjet e shpejta të autostradës dhe përpjekjet reale dhe të dukshme të qeverisë për të përmirësuar infrastrukturën [ndryshe nga Rumania]. Dhe ndërsa vërtet, po ndërtohen rrugë, kjo infrastrukturë vjen me një çmim të lartë për banorët që besojnë se do të kenë pasoja të rënda dhe po i rezistojnë planeve.

Autoritetet lokale të Tiranës zhvendosën komunitetin rom, duke shkatërruar shtëpitë e tyre dhe duke premtuar shtëpi të reja në një vend tjetër nën pretekstin e mbrojtjes së komunitetit nga përmbytjet. Megjithatë, zona është gjithashtu vendi i një “parku botëror” të ardhshëm brenda planit të ri urban. Komuniteti rom u detyrua të jetonte në kushte të vështira pasi u dëbuan nga strehimi i vet. Sidoqoftë, u pranua një propozim për zgjidhjen e problemit, i quajtur ndërtimi i një parku “karavan” për komunitetin të jetonte në të. Megjithatë, ky komunitet nuk jetoi as në çadra as në karavanë. Ata kishin shtëpi të vërteta, të vendosur në një lagje, dhe u bënë të pastrehë si rezultat i veprimeve të qeverisë lokale.

Duke pasur parasysh prirjen më të përgjithshme në veprimet e qeverisë për prishjen e shtëpive për të ndërtuar infrastrukturë ose për ‘rinovimin’ e qyteteve, të tjerë kanë filluar të protestojnë ndaj planeve. I tillë është rasti i pakicës greke në Himarë, të cilët kanë protestuar për planet e rinovimit urban që do të prishte shtëpitë e tyre, por që si rrjedhojë janë shtypur dhunshëm nga policia. Banorët dhe disa media kanë referuar situatën se shtëpitë janë ‘okupuar ilegalisht’ dhe se ata ishin në rrezik të një dëbimi pa kompensim. Të shqetësuar për shtëpitë dhe komunitetin e tyre, banorët kanë protestuar gjatë gjithë verës, ndërkohë që çështja ka marrë edhe një dimension ndërkombëtar: Ministria e Jashtme greke ka deklaruar se “Shqipëria duket më e shqetësuar me abuzimin e të drejtave të pakicave sesa me integrimin në BE”. Kohët e fundit, banorët e fshatit Shkoza gjithashtu bllokuan rrugën duke ndaluar një proces zgjerimi të rrugës që do të bënte që më shumë se 150 njerëz të humbisnin shtëpitë e tyre. Edhe në këtë rast, ata u ndeshën me brutalitetin e policisë dhe jo me plane konkrete për kompensim ose ndërmjetësim të komunitetit.

Në kryeqytet, vitin e kaluar, qeveria e Tiranës filloi ndërtimin e një shesh lojërash për fëmijë në zonën e mbrojtur të Parkut të Liqenit. Sapo qytetarët mësuan rreth planeve, shumë prej tyre i rezistuan zhvillimit dhe formuan një zinxhir njerëzor për të ndaluar qeverinë në prerjen e pemëve. Ata gjithashtu u ndeshën me dhunën policore. Në një bisedë te Ted, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu trishtimin e tij për faktin se disa nga banorët e qytetit nuk ishin të gatshëm të shihnin ndonjë ndryshim pozitiv në qytetin e tyre apo për kujdesin për fëmijët. Ai dukej si një hero lokal, kryetar modern, duke u përpjekur vetëm për të transformuar qytetin e tij post-komunist, por që për fat të keq ishte në thelb duke u përplasur me ata që ai i përshkruante si individë me mendje të ngushtë.

Në të vërtetë, populli protestonte, jo për shesh lojrash për fëmijë (i bërë i qartë në deklarata), por për faktin që në një qytet të dominuar nga betoni dhe mungesa e hapësirave të gjelbra, në vend që qeverisa t’u jepte fëmijëve një mjedis më të shëndetshëm për të luajtur, po sillte sasi të betonit në një zonë të mbrojtur, ku për fëmijët ishte e vetmja hapësirë ​​e rëndësishme natyrore që kishin në qytet. Planet nuk ishin vetëm në kundërshtim me Konventën e Aarhus, të nënshkruar nga Shqipëria, por edhe kundër vizioneve që qindra banorë kishin për qytetin e tyre. Sheshi i lojrave sidoqoftë u ndërtua .

‘Bashkëqeverisje’ ekskluzive?
Megjithatë, Partia Socialiste vazhdon të promovojë idenë se ajo kujdeset për atë që qytetarët janë të shqetësuar dhe se është gati dhe ka vullnetin të zbatojë vizionin e tyre për të ardhmen e vendit. Megjithatë, duket se në praktikë, kur ata nuk pajtohen me planet e qeverisë apo besojnë se ata keqpërfaqësohen, ata do të detyrohen dhunshëm të ndalojnë t’i rezistojnë planeve të qeverisë, një zgjidhje që nuk është rast i izoluar por që bëhet një trend në rritje. Pikërisht për sasinë e fuqisë që PS e Shqipërisë ka grumbulluar, duhet të mbikëqyret dhe të mbahet në vëmëndje. E ashtuquajtura platformë e bashkë-qeverisjes mund të përdoret në mënyrë strategjike për të fituar legjitimitet për veprimet e qeverive duke promovuar miratimin e qytetarëve të paafektuar nga projekte të tilla si ato që lidhen me infrastrukturën, e nga ana tjetër duke shtypur pakicën e banorëve që do të ndikohet rëndë nga pasojat e tyre .

02.10.2017

marrë nga FOMOSO http://www.fomoso.org/en/opinions/blog-en/albanian-citizens-rights-are-still-disregarded