#AKIP shpreh shqetësimin e saj pasi përgjatë gjithë fushatës zgjedhore
AKIP- Aleanca Kundër Importit të Plehrave
DEKLARATE
#AKIP shpreh shqetësimin e saj pasi përgjatë gjithë fushatës zgjedhore, asnjë forcë politike nuk po ofron një program konkret përsa i takon ndalimit të importit të mbetjeve dhe një strategji të mirëfilltë për pastrimin e vendit, gjithashtu dhe ndarjen në burim të mbetjeve.
Radikalizimi i gjuhës në fushatë për interesa politike jo kombëtare ka nxjerr në plan të dytë shumë problematike jetesore për shqiptarët.
AKIP i ben thirrje klasës politike shqiptare të shprehet qartë kundër importit të mbetjeve, të shprehet qartë për politikat në lidhje me mjedisin.
AKIP i bën thirrje zgjedhësve shqiptarë të jenë të kujdeshëm dhe të vëmendshëm, heshtja dhe votimi i tyre i verbër mund të bëhet i rrezikshëm për jetët e tyre.
16 Qershor 2017