A ka lidhje kjo taksë mbi plastikën me zërat për mbetjet në Shqipëri?

A ka lidhje kjo taksë mbi plastikën me zërat për mbetjet në Shqipëri?

Komisioni Europian po mendon të vendosë një taksë mbi plastikën për të kompensuar humbjen në bilanc që sjell Brexit.

Kjo është njëra nga idetë që është prezantuar dhe që mund të bëhet aktive në muajin maj, kur Komisioni prezanton një skicë të bilancit shumëvjetor duke nisur që nga viti 2021.

Komisari për Bilancin, Günter Oettinger, dalja e Britanisë së Madhe nga blloku lë një deficit prej 12–14 miliardë eurosh në vit. Një mënyrë për ta menaxhuar këtë problem është shkurtimi i shpenzimeve dhe rritja e të ardhurave.

Dhe plastika duket se përfaqëson një element optimal. Sipas Oettinger, plasitika është një problem serizo për mejdisin dhe ajo duhet reduktuar. Po kështu vendimi i Kinës për të mos importuar më mbetje plastike nga Europa të cilat mandej i kthente në lodra për fëmijë e rëndon problemin në fjalë.

Për rrjedhojë ka lindur ideja e taksimit të plastikës për të ulur prodhimin dhe qarkullimin e saj.

Çështja e plastikës dhe pezullimit të importit nga Kina u bë lajm para dy ditësh edhe në Tiranë, ku disa aktorë politikë sugjerojnë se mbetjet do të vijnë drejt Shqipërisë.

Ndërtimi i inceneratorëve shikohet si i lidhur me këtë politikë, ndërkohë që siç po raportohet, vetë Europa po mendon të kalojë në një fazë tjetër, atë të reduktimit në prodhimin e plastikës përmes taksimit.

b.m. / dita