Në seancën e dytë gjyqësore të zhvilluar sot në Gjykatën Administrative kundër Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore për mosndërtimin e 2 HECeve në Valbonë kërkuar nga 27 banorë vendas dhe shoqata Toka nga Tropoja, ndër të tjera mund të përmenden 2 skandale.
Superskandali, që irritoi sallën, ishte momenti kur Gjyqtarja pyeti përfaqësuesen e Këshillit Kombëtar të Territorrit, që jep vulën pro ose jo ndërtimit të HECeve, nëse Valbona ishte apo jo Park Kombëtar e ajo u përgjigj se nuk e dinte. Pra i bie që vendimi nga KKT është marrë pa ju referuar ligjit të zonave të mbrojtura.
Skandali tjetër u dëgjua nga goja e përfaqësuesit të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë i cili shkatërrimin e luginës së Valbonës, si një Park Kombëtar, me anë të ndërtimit të HECeve mbi të e quajti Strategji Kombëtare, pasi sipas tij Shqiperia importon akoma energji.
Që të përpiqesh të mbrosh vendimmarrjet e dikasterit tënd në mënyrë të ftohtë, duke ju referuar ligjeve e kontratave është e pranueshme, por ta bësh vendimmarrjen e ndërtimit të HECeve në Parkun Kombëtar të Valbonës strategjike kombëtare është thjesht antikombëtare.
Dhe më tej përfaqësuesi i Ministrit Gjiknuri argumetoi se nga dëmtimi i ekosistemit të Valbonës (nuk e përmendi fjalën ekosistem) atij si qytetar nuk i cënohej asnjë interes ( nuk imagjinoj cdo të mendonte babai i Gjiknurit për stafin e të birit, dhe të birin vetë, po të ishte gjallë), përkundrazi mungesa e energjisë i cënonte atij interesin, pra po të ndërtohen HECet në Valbonë cdo qytear, si ai, nuk do jenë të cënuar nga mungesa e energjisë që edhe sot e kanë.
Në një herë tjetër duhet mësuar ky përfaqësues i ministrisë së Energjisë se ka dhe energji elektrike që prodhohet nga burime të tjera, vec ujit dhe vec ujit të bekur të Valbonës.
Pati dhe cudira të tjera në këtë gjyq, si: HECet po ndërtohen të furnizojnë me drita zonën, sikur aty të mos jetë kryer elektrifikimi, se HECet do zhvillojnë dhe turizmin, sikur turistw do vinw tw shohim kanalet e digat e betonit nw Valbonw, se qytetarët e shoqatat mjedisore nuk kanë të drejtë të ngrenë padi, kur dëmtohet mjedisi, etj.
Pati dhe “cudira” proceduriale. Psh nuk është paraqitur në 2 seancat e deritanishme Ministria e Mjedisit dhe Agjensia Kombëtare e Mjedisit, ato që kanë dhënë lejet mjedisore sa herë u është kërkuar.