A është e gatshme ekonomia shqiptare sot për te diversifikuar burimet e saj?
-edhe individi mund të investoj në energjinë diellore-
Zhvillimi i sektorit energjetike ndodhet ne një moment thelbësore ne parcaktimin e trajektores se tij për te paktën 15–20 vitet e ardhshme. Energjia ka qene gjithmonë një teme e hapur debati, pasi ne te vërtet opsionet ne tavoline janë gjithmonë me shume se një, por një nder te pakta aspekte qe te gjithë duket se bien dakord është se duhet bere diçka për te diversifikuar prodhimin e energjisë edhe ne Shqipëri.
Sa me sipër tashme është ligjëruar si një nga prioritet e sektorit publik, por mbi te gjitha gjene interesin dhe mbështetjen edhe te vet sektorit private. Sot ne praktike, jo vetëm bizneset por edhe qytetaret, nëse duan edhe me një investim ne mase te madhe te mbështetur me kredi nga bankat, mund te kthehen nga konsumatorë te energjisë ne vetprodhues, duke ulur ose edhe duke “zeruar” përfundimisht një pjese te madhe te kostove te përditshme.
Megjithatë çështjet janë komplekse dhe shpesh kërkojnë mbështetje nga vendimmarrje jo vetëm thjeshte te integruara ndërsektoriale brenda një vendi por edhe ne rrafshe rajonale. Për ta pasqyrua, mjafton te citojmë sa sjelle ne raportin e fundit te nxjerre nga organizimi evropiane i rrjeteve (ENTSO-E), sipas te cilit gjenerimi nuk është faktor i vetëm për sigurinë evropiane të furnizimit me energji elektrike: ndërlidhja, fleksibiliteti (pra diversifikimi) dhe koordinimi i politikave është po aq e rëndësishme!