A do e përmendin Rama e Balluku “suksesin” e blerjes së TECit të Bangladeshit në konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në 6 -18 Nëntor (COP 27)?

A do e përmendin Rama e Balluku “suksesin” e blerjes së TECit të Bangladeshit në konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në 6 -18 Nëntor (COP 27)?

A do e përmendin Rama e Balluku “suksesin” e blerjes së TECit të Bangladeshit në konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në 6 -18 Nëntor (COP 27)? - Po Parlamenti Europian çfarë thotë? -

Edhe pse të gjithë vendet ulërijnë për burime energjitke fosile, për shkak të luftë në Ukrainë, Organizata e Kombeve të Bashkuara kërkon frenim të çdo avancimi me karburantet fosile. Në avanguard të këtij frenimi, si gjithnjë është është Bashkimi Europian.

Në një rezolutë të miratuar më 20 Tetor, duke përshkruar kërkesat e tij për COP27, Parlamenti Evropian u bëri thirrje shteteve-kombe të "punojnë në zhvillimin e një Traktati të Mospërhapjes së Karburanteve Fosile", një mekanizëm ndërkombëtar i propozuar që do të plotësonte Marrëveshjen e Parisit duke mundësuar një largim gradual të barabartë të prodhimit të naftës, gazit dhe qymyrit, që janë përgjegjës për më shumë se 80% të emetimeve globale ( CO2) në dekadën e fundit.

Në marrveshje e Parisit në 2015 (COP 21) Shqipëria është zotuar të reduktoj emesionet e CO2 me 11.5%, deri në vitin 2030 detyrim që është rritur në COP 26 në Glazgou.

Ku jemi sot? vetëm TECi i Bangladeshit do të rris emetimet e CO2 deri 13%, kundrejt emetimve të Shqipërisë, krahasuar me vitin 2016, sipas vetë raportimit të kompanisë në Vlerësimin e Ndikimit në Mjedisi të Thelluar (VNM që në mënyrë të jashtëligjshme, nuk është bërë informim dhe diskutim me publikun).

Po kjo rritje e CO2 është vetëm fillimi, se më pas do vëlojnë TECet në Vlorë dhe super terminali i gazit të lëngshëm në Vlorë, që do furnizoj gjithë Ballkanin e Italinë, gjithashtu, furnizim që do vazhdoj për shumë dekada. Vetëm nga terminali llogaritet që çdo një minutë të kaloj një trajler vajtje ardhje nga Vlora nëpër rrugët e Shqipërisë?

Pra ndërsa Bota hyn në largim gradual të prodhimit të fosileve, Shqipëria hyn në futjen e shpejtë të fosileve ( naftë e gaz) dhe për më tepër gënjehet populli edhe me ëndrën e bërjes i pasur nga çpimet për naftë e gaz në Shpirag, prej konçesionarit SHELL sikur populli të jetë bërë gjoja sadopak i pasur nga prodhimi prej konçesionarit Bankers Petrolium në pellgun Patos-Marinëz.

Edhe sikur të dalë naftë e gaz në Shpirag ai ka për të mbetur aty nën tokë, së pari për arësye të marrveshjeve globale.

Kësaj i thonë ti hypësh kalit së prapthi. Për më tepër tashmë është e qartë si drita e diellit se Shqipëria edhe nga ana ekonomike e ka leverdinë vetëm tek burimet e rinovueshme.

Prodhimi dhe instalimi i industrisë fosile jo vetën që bën përfitues të pastër shumëkombëshet e naftës, që kanë nevojë në këtë tranzicion të tyre për Qeveri servile apo të korruptuar, si Shqipëria, por edhe për opozitë, gjithashtu servile anemike ndaj tyre, për të siguruar një tranzicion të butë nga presioni i Kombeve të Bashkuara lidhur me ndryshimet klimatike, duke vazhduar të rrisin fitimet e tyre marramëndese dhe për shumë dekada, në dëm të vendeve të varfëra. Shqipëria, është humbëse e pastër në mjedis dhe ekonomi.

Vënde si Shqipëria janë thjesht viktima të këtyre kompanive.

Mbetet kuriozitet se çfare do thonë Rama e Balluku në këtë konferencë të OKBsë në fillim të Nëntorit.

A do gjej Rama ndonjë të ngjashëm të Di Caprios, si në Glazgou, ku të vërsulen mediat, për të mbuluar pisllëkun që po bëhet në Vlorë, duke e fshehur atë, ose duke e zbukuruar atë?