2 kg arra, 2 kunguj dhe 4 policë bashkiak

2 kg arra, 2 kunguj dhe 4 policë bashkiak

Në një tunel që të nxjerr tek sheshi Willson 2 policë bashkiak në mëngjes dhe 2 të tjerë aty nga dreka po kryenin detyrën, duke gjobitur, marrë prodhimet dhe përzënë një fshatare që po shiste pa leje prodhimet e saj; afro 2 kg arra, 2–3 kunguj, 2–3 misra te njomë e disa lule kungulli. Problemi i parë është: kaq e pasur është Bashkia sa ti paguaj ditën e 4 policëve që kanë gjobitur një grua, pasi në atë zonë nuk kish të tjerë të shisnin dicka?

E dyta dhe me rendësishmja. A është e drejtë që fermerëve të vegjël, që janë 90% e të gjithë fermërve në vend, tju hiqet e drejta për të tregtuar prodhimet e tyre drejtpërdrejt konsumatorit? Bashkia e Tiranës po vepron që lidhja e drejtpërdrejtë prodhues- konsumator të ndalohet dhe të hyj në kanalet e tregtimit me ndermjetes. Ka kohë që studjuesit e zhvillimit të qëndrueshëm provojnë se lidhja e drejtpërdrejtë prodhues bujqësor konsumator është element thelbësor në këtë zhvillim, pasi ka efekt të drejprdrejtë pozitiv në planin social-ekonomik dhe mjedisor. Dhe shumë iniciativa shtetërore dhe private në shumë vënde janë një realitet me intencion për tu zgjeruar në lidhjen e drejtpërdrej prodhues konsumator. Kanalizimi total i prodhimeve bujqësore e ushqimore ne supermerkata është aktualisht fort i kritikuar dhe po i mëshohet fort “sovranitetit te ushqimit” për t’ju shmangur krizave globale të ushqimit të lidhura këto vec të tjerash dhe me ndyshimet klimatike që po ndodhin.

Le të kthehemi tek fshatarja që po shiste pa leje e sulmuar nga policia bashkiake. Ajo ka një ferme tipike te vogel mikse shqiptare. Ajo ka dhe një arrë në bahce. I duhet që prodhimi prej disa kilogramësh ta shes për të siguruar disa të ardhura, psh për librat e shkollës. Une si konsumator preferoj ti blej arrat e saj, pasi janë të sapovjela, jane të shijshme dhe me të lira se arrat e importit, qe jo vetem jane më të shtrenjta, por janë të bukura nga jashtë dhe me dioksinë nga brenda. Shumë e rëndësishme është dhe ruajtja e resurseve gjenetike. Dikush ka një arrë të vecantë, që psh i rreziston thatësirës, apo ngricave të mëdha, por është kokër vogël dhe nuk do spërktje me helme. Supermerkata nuk ta pranon. Fshatari nuk e shet dot prodhimin e saj, se nuk e lë Bashkia dhe fshatarit i mbetet ta presë arrën. Duke ditur se ndryshimet klimatike janë fenomen evident, fshatari, i ndihmuar dhe nga Bashkia do duhet ti shtoj pemët e arrës nga materiali gjenetik i arrës së tij, në të mirë të familjes së tij por dhe të shoqërisë. Shembuj të pafund ka të kësaj natyre që duhen marrë në konsideratë. Adoptimi ndaj ndryshimit të klimës në aspektin e nevojës ushqimore nuk është fare në refene prej vendimmarrësve në Shqipëri.

Zgjidhja? E para të ndalohet raprezalja e prodhuesve të vegjël. Ata nuk shesin në bulevard, as në trotuar, por në disa kthina publike pa penguar qytetarët, por duke i shkuar atyre afër banimit të tyre. Në të njëjtën kohë për fermerët e vegjël që nuk kanë mundësi të hyn në kanalet e tregëtisë me shumicë, ashtu dhe në shumë vende do duhet ti ofrohet pa pagesë 2 herë në javë në shumë pika në qytet të shesin prodhimet e tyre, natyrisht jo ato me mundesi shtimi bacterial ( qumesht mish etj) dhe me identitetin e fermerit ne bluzen e tij, jo me Nipt, nëse nuk e do një gjë të tillë. Inkurajim pwr fermerët jo dekurajim. Pastaj dhe dicka fruta perimet e zbukurojnë ambjentin e qytetit nuk e shëmtojnë.