Shuma e parashikuar për koncesionet në Shqipëri, vecanërisht, tash në kushtet e luftës, më të madhe qysh prej luftës së dytë botrore, sic foli edhe Merkel , duhet patjetër të rishikohen me urgjencë për anullim, apo reduktim. Në këto kushte, edhe sikur vendimmarrja për to të ketë qënë perfekte, në kushte paqe, është e pashmangshme rishikimi i tyre për të bërë të mundur kalimin e një pjese të fondeve për luftën.

Në emisionin “Open”, në Top Channel, Rama ju drejtua gazetarëve lidhur me koncesionet e inceneratorëve, duke i quajtur thjesht ato koncesione të përpunimit të mbetjeve: “Jeni dakord ti ndërpresim dhe plehrat ti bëjmë prap kodra në anë të lumenjve?

“Jo. jo në mënyrë kaq të shtrenjtë” ishte përgjigja e gazetarit Rakipllari. Moderatorja, Eni Vasili këmbnguli me pyetjen: “A mund të rishikohen shumat..?”

Shuma prej 20 milion dollarë brenda vitit për të 3 incineratorët jo vetëm që duhet të rishikohet, por duhet patjetër të reduktohet drastikisht. Ja pse. Pjesa dërmonjse e kostos së sejcilit prej 3 koncesioneve të incineratorëve, të Elbasanit, Fierit, Tiranës është pikërisht kostoja e impiantit të incineratorëve, pjesa tjetër është kostoja për impantet e landfilleve.

Ndërsa impiantet e landfilleve janë provuar funkional e të suksesshëm, impiantet e incineratorëve janë jo funksional. Kjo është provuar prej gati 3 vitesh në Elbasan, ku funksionon mirë impianti i landfillit, ndërsa impianati i incineratori nuk punon, për shumë arësye, që nuk mund të renditen në këtë shkrim. Mjafton të themi se kostoja e madhe e incineratorit është se incineratori është i formës WtE ( waste to energy), pra që prodhon energji elektrike, ndërkohë kur incineratori i Elbasanit nuk ka prodhuar asnje KW energji për OSHEE. Incineratori Elbasanit ka mbetur thjesht një fasadë. Pjesa e financimit të incineratorit është një gabim në kohë paqe. Të thellosh gabimin në kohë lufte duhet të përgjigjesh me ligjet e luftës.

Është e vërtetë, se në radhët e oficerëve, që kanë të bëjnë me incineratorët ka një dëshirë të heshtur, që fondet milionëshe të incineratorëve të kalojnë në frontin e luftës. Presin urdhër nga Komandanti. Këtë mund ta dijë edhe vetë komandanti, teksa ai nuk e përdor prej vitesh termin incenerator, apo termovalorizator.

Komandant jep urdhër. Lufta kërkon vendime të prera. Lufta nuk pranon fasada.