Tek sa shikon renditjen e veprave që premton Veliaj, si rikonstuksioni i Piramides, ndertimi i 17 shkollave dhe shume kopshteve, rindërtimi i Kopshtit Zoologjik e bashkimi me Kopshtin Botanik, krijimin e një Parku të bukur në fund te Bulevardit te ri, ndërtimin e terminalit të autobuzve dhe trenit tek kthesa e Kamzës, vepra që sigurisht Veliaj mund ti bej me lehtesi me uraganin e të ardhurave nga taksat, sidomos të ndërtimeve të shumta në Tiranë, Veliaj i fiton zgjedhjet në 30 Qershor.

I fiton edhe pse makineria propogandistike e ndërtuar prej tij në sinkron me atë të Edi Ramës vjen e përsoset cdo ditë. Ndër veprat që do ndërtoj Veliaj guxoi dhe përmendi dhe ndërtimin e Teatrit të Ri, duke prishur Teatrin Kombëtar. Kjo do të përbënte përfundimisht simbolin e humbjes së Tiranës si një qytet normal i banueshëm edhe pse nuk do ta pengonte fitoren e Veliajt.

Është simbol, pasi rrëzimi i Teatrit i hap rrugën ndërtimit të kullave të larta në qëndër të Tiranës, që si një magnet gjigand do të vazhdojnë të afrojnë intensifikimin e mëtejshëm të ndërtimeve nga periferia në qendër të këtij qyteti të super populluar. Tash dëndesia e popullsisë së Tiranës duhet të jetë afro 20.000 banorë për km2 kunderjt 2000–6000 banorë për km2 që kanë dendësinë kryeqytetet Europiane.

Në një qytet të konceptuar për 200 mijë banorë me pamundësi për përmisime rrënjësore të infrastrukturës cdo ndërtim i shtuar vetëm se e con qytetin drejt asfiksimit. Sot Tirana ka afro 3000 makina për km2, më shumë se Berlini apo Amsterdami që kanë 2300–2400 makina për km2.

Duke konsideruar edhe shpejtësinë e makinave në Tiranë në më pak se 15 km/orë, kundrejt mesatarisht 30 km/orë në qytetet Europiane e duke shtuar moshën e madhe të makinave e cilësinë e keqe të karburanteve situata mund të rezultoj fatale për qytetin. Shenja qe kjo mund të ndodh duket kur ndëgjon Erion Veliajn të flasi për qëndën e Tiranës si “Tirana downtown”.

Ky term përdoret qëllimshëm, pasi me të justifikohen ndërtimet shumëkatëshe në qendër të ngjashme me downtown në qytetet në Amerikë apo Kanada, duke ju shmangur konceptit Europian të qendrës së qytetit, si qëndër historike, kulturore, qëndra që janë me ndërtime të ulëta e me hapsira publike plot aktivitetete rekreative, me monumete të shumta historike, që rrjedhin nga natyra e qyteteve Europiane me histori qindra e mijra vjecare. Downtown në Shqipëri është thjesh një paranojë, por me pasoja shumë të rënda për qytetin.

Ndryshe nga qytetet Europiane, por edhe nga qytete të Botës Tirana është një qytet me 1m2 gjelbërim për frymë, sic ka thënë Erioni para zgjedhjeve të 2015 kundrej 20–100 m2 gjelbërim për 1 banorë në qytetet Europiane. A kemi shtim të hapsirës së gjelbër në Qytet të Tiranës. ? Nuk shihet ndonjë hapsirë e gjelbër e shtuar, hapsirë betoni, po, dihet qindramijra m2.

Dihen se ka edhe shumë pemë të prera, që nuk dihet janë zbritur nga llogaritjet apo jo, si pemët e prera tek lulishtja e Namazgjas, pemët e prera poshtë digës së liqenit, pemët e prera tek monstra e betonit tek Filologjiku, Pemët e prera këto ditë tek Sahati, pemët tek 7 xhuxhat, e kudo ku bëhen pallate.

Dhe një vepër gjigande që hesht Erion Veliaj është incineratori i Tiranës, që do djegë 900 ton plehra në ditë dhe do helmojë qytetin e Tiranës, jo vetëm me ajrin, por edhe me ushqimet, sidomos perimet, që zona përreth prodhon e furnizon qytetin.

I pyetur për një referendum për Teatrin, Erioni u përgjigj se referendumi do bëhet më 30 Qershor, pra ditën e zgjedhjeve. Nuk e meritojnë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë këtë cinizëm. Teatri është një simbol i qëndrës së qytetit dhe një antipod i “downtown”. Një referendum është vërtet një “must”. Bëhet fjalë për një vendim që mund të afektoj jetën në qytet për 100 vjet.

Fitorja e Veliaj do harrohet, humbja e Tiranës do cimentohet. Duhet reflektim i thellë, jo me mbjellje qeparisash dhe kurora orbitale.