Ne kete interviste Erjon Veliaj konfirmoi se do vazhdoj me tej intensifikim e ndetimeve ne qytetin e Tiranes edhe pse jemi viktima te suksesit te tij. Viktima jane banoret e Tiranes, pasi Erjon Veliaj ka ikur ne fshat per te jetuar. Kullat ne qender te Tiranes jane nje marrezi per Tiranen e superndertuar. Kullat presupozojne edhe me shume makina ne qytet, dmth edhe me shume ndotje. Nuk tha asnje fjale per ndotjen ne kete interviste te fundit. Pra qytetaret nuk kane asnje alteternative sipas Erjonit te pranojne te behen viktima.

Jemi viktima të suksesit të Bashkisë Tiranë

Go to the profile of Lavdosh Ferruni

Lavdosh Ferruni

Aug 9, 2017

Ajo që do ngelet gjatë në mëndje të qytetarëve të Tiranës e më gjërë është shprehja e thënë më seriozitet nga Erion Veliaj në një intervistë tek emisjoni Tonight i Ilva Tares: “Jemi viktima të suksesit tonë”. Duke qënë se intervista është dhënë pas zgjedhjeve të 25 Qershorit dhe 2 vjet para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës ka më pak valencë politike dhe si e tillë meriton të analizohet e të debatohet fort të paktën deri në ditën e heshtjes së zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

Natyrisht viktimat janë banorët e Tiranës sic janë edhe përfituesit e suksesit prej punëve të Bashkisë. Por a ka një mundësi që në kushtet që gjëndet Tirana suksesi të mos prodhoj viktima? Erioni u përpoq të argumentoj se ka.

Dy ishin temat më kryesore që u trajtuan në intervistën e gjatë me Erion Veliaj, uji në Tiranë dhe ndotja në Tiraë.

Duket se në këtë intervistë dhe në të tjera Veliaj ja ka dalë të bindë publikun e gjërë se rritja e cmimit të ujit është e argumentuar dhe është në të mirë të banorëve të Tiranës.

Në temën e ndotjes shohim një kontraversitet të qëndrimit të Erion Velisë, i cili meriton vërtet një debat të gjërë publik si dhe në nivel ekspertësh kombëtar të zhvillimit dhe të huaj, pasi kemi të bëjmë me një fenomen, ku eksperienca botrore vlen shumë.

Veliaj e pranon se mbipopullimi i qyteteve është sfidë e jashtëzakonshme edhe pse paradoksalisht po punon për rritjen e mbipopullimit në Tiranën e mbipopulluar. Veliaj e pranon që në Tiranë vdesin 500 vetë nga ndotja e ajrit. Ai e thotë vetë që kanceri është bërë si gripi. Ai e di dhe shkakun kryesor të ndotjes, që janë makinat. Dhe po vetë e thotë se kryesore e zgjidhjes është paksimi i makinave. Por a ka shance të pakësohet numuri i makinave në Tiranë? Shqipëria ka 138 makina për 1000 banorë, krahasuar me 497 që kanë mesatarisht vendet e BEsë, 380 që ka Kroacia dhe 214 që ka Bosnja. Rritja e makinave që nga viti 2000 nuk ka të ndalur në Shqipëri me mbi 10% në vit. Në Tiranë vec rritjes së numurit të makinave si rrjedhoj i vazhdimit të tendencës së rritjes, makinat do vazhdojnë të rriten edhe nga rritja mekanike e popullsisë së saj. Kështu për 30000 vetë që është rritur Tirana në vitin e fundit me mesataren e Republikës i takon të shtohen afro 4000 makina. Dhe shtimi i makinave presupozon ngadalsim në trafik, që do të thotë më shumë emetim gazra ndotës.

Argumenti se në 2016 në krahasim me 2015 në qendër të Tiranës u ul ndotja me PM10 nga 67 µg/kg në 55µ/kg, por që përsëri është më e lartë se norma e lejuar nga Bashkimi Europian nuk tregon se problemi i ndotjes është drejt zgjidhjes. Në statusin e ngjeshjes së popullsisë që ndodhet Tirana sot edhe shtimi më i vogël i ngjeshjes krijon efekt të shtuar më të madh të ndotjes. Veliaj ka të drejtë kur thotë se problemi nuk janë 16 lejet e tij të ndërtimit, por 160 000 ndërtimet pa leje. Por zgjidhja tani ka të bëjë pikërisht me variablin e ndërtimeve me leje, do jenë 16, 160 ( sa Basha) apo 0, pasi 160.000 është konstante. Qartazi duket se variabli 0 mund të coj në zgjidhje të ekuacionit të ndotjes.

Tirana policentrike apo Shqipëria policentrike?

Edhe Veliaj si shumë të tjerë është dashuruar me termin Tirana policentrike. Nga ana tjetër Shqipëria është bërë monocentrike. Shtetet Europiane janë policentrike. Ky monocenrizëm i vendit është gabim i pafalshëm i politikës Shqiptare, qysh nga viti 1991. Nuk ka asnjë vend Europian, ndoshta dhe në botë, ku 1/3 e popullsisësë vendit të jetë në kryeqytet dhe ku të planifikohet ( Plani Tirana 030) të bëhet ½ në pak më shumë se 1 dekadë.. Për të justifikuar planin e intesifikimeve të ndërtimeve në Tiranë z Veliaj pretendon të rregulloj dhe tregun e lirë, duke thënë se ndalimi i ndërtimeve do rriste cmimet e apartamenteve në qytet, ndersa duke duke vazhduar ndërtimet në Tiranë ai do frenonte rritjen e cmimeve, por njëherazi do të shtonte numurin e viktimave prej ndotjes së shtuar.

Deri tani qytetarët e Tiranës janë viktima të Bashkisë së Tiranës, viktima të gjithë kryetarëve të saj pas vitit 1990, janë viktima të Qeverisë së vendit, dhe të gjithë kryetarëve të qeverive pas 90s.

Në gjëndjen që ndodhet Tirana llogjika e shëndoshë të con vetëm në një rrugë, të hiqet dorë nga motori i suksesit të Bashkisë Tiranë, që me dhënien e lejeve për ndërtime pallatesh të reja josh mbipopullimin e qytetit dhe shton viktimat, madje jo vetëm të Tiranës, por në gjithë vendin, po të konsiderosh c’balancimin e madh territorial dhe gjithë pasojat social-ekonomike që rrjedhin prej saj.