Politikat mbytëse për Tiranën kanë filluar qysh në zjarrin e ndezur në vitin e largët 1991, kur PD në platformën e saj elektorale do ti bënte thirrjen famëkeqe banorëve rural për tju drejtuar qyteteve. Në të shkruhej: “Do të lehtësohet vendosja e fshatarëve me vendbanime në qytet, do të favorizohet punësimi i fshatarëve në qytet apo qendra pune urbane. Kjo do të bëhet duke vendosur një sistem shpërblimi më të favorshëm..” Këtij zjarri, tymi i të cilit po mbyt Tiranën, i kanë fryrë të gjitha qeveritë, përfshirë edhe qeveria Rama, e që po i jep një të fryrë të fortë edhe Veliaj me energjinë e tij rinore, ndoshta edhe pa e kuptuar që po kontribuon në asfiksimin e Tiranës. Pse Veliaj?

Veliaj miratoi në prag të vitit te Ri 2017 nxitimthi dhe thuajse tinëzish në Këshillin Bashkiak planin urbanistik “Tirana 030”. Në këtë plan qyteti i Tiranës dendësohet më tej duke arritur 1.5 milion banorë, pra gjysma e popullsisë së vendit e përqëndruar në 0.1–0.2% ë territorrit të vendit. Nuk ka asnjë kryeqytet të botës që në 40 vjet të ketë 7 fishim të popullsisë. Ndërsa kryeqytetet europiane kanë një dendësi të popullsisë 4000–6000 banorë për km2, Tirana nga 15000 banorë për km2 në 2012, po shkon 20000 banorë për km 2. Ky dendësim asfiksues për qytetin do të ndodhë si rrjedhoj e intesifikimit të mëtejshëm ndërtimit, kryesisht nëpërmjet ngritjes në lartësi të ndërtimeve. Projektet e disa qiellgërvishësve në qytet të Tiraës tashmë janë gati. Asgjë nuk i pengon. Mund të shtohen dhe të tjerë. Ndërtuesit janë të uritur ti kthehen përsëri ndërtimeve të qendrës së qytetit me cmime më të larta për shitjen e tyre. Ata nuk i shqetson asfiksimi i qytetit. Kurse politika klienteliste vazhdon ta quaj zhvillim.

Veliaj po përdor edhe disa instrumenta ndihmës të inkurajimit të ngjeshjes së mëtejshme të Tiranës. Falë përqëndrimit të bizneseve në Tiranë dhe mundësisë për të thithur më shumë taksa, si rrjedhoj e erozionit të resurseve financiare — njerëzore e natyrorë të vendit drejt Tiranës, si dhe të disa aftësive të mira lobuese të tij, është bërë e mundur që vecmas për Tiranën të ofrohen kredi të buta për shtëpi për mijra njerëz nga Bashkia, të ofrohen pagesa rrogash për të rinjtë që punësohen për herë të parë e të tjera favore për ata që banojnë në Tiranë. Por këto politika vendosin në pozita diskriminuese banorët e zonave rurale në gjithë vendin, që nuk i kanë këto mundësi si Tirana. Dhe ajo që është e pritshme në këtë situatë është vazhdimi i braktisjes së zonave rurale drejt Tiranës, që sjell si rezultat afatgjatë humbjen e vitalitetit dhe si rrjedhoj të eficencës ekonomike jashtë Tiranës nga njëra anë, dhe kthimin e Tiranës në një qytet të pabanueshëm ng ana tjetër. Përqëndrimi i madh i votuesve në Tiranë do të gjeneroj edhe në vazhdim politika preferenciale për të maksimalizuar votat në favor të njërës a tjetrës forcë politike. Është koha, edhe pse shumë vonë, që politika shqiptare ti heq me ligj favoret e shtuara kryeqytetit e të ndalet atrofizimi i shtatit vital të Shqipërië.

Dhe në pritje të një reagimi. Antidoda e pyllit orbital apo e revolucionit të mirëpritur të bicikletave (nëse ndodh sic duken disa shenja) nuk neutralizojë dot politikat mbytëse të Tiranës dhe atrofizuese për Shqipërinë.