Thirrja 115 vjeçare për njohjen e pronësisë në pyjet Shqiptare

Thirrja 115 vjeçare për njohjen e pronësisë në pyjet Shqiptare

Nga libri “Rrugëtime Shqiptare” (1892–1902) të Antonio Baldacci

Me këtë veprimtari të rilindjes së bujqesisë, që mund të përbejë në vetvete një monument të historisë për një qeveri, është lidhur edhe problemi i pylltarisë. Pyjet, prej disa dhjetvjeçarëve, e kanë bërë shkencën të flasë dhe kanë tërhequr kapitalin e huaj. Rëndesia e tyre është e theksuar sidomos në veri, por si në të gjitha gjërat e kësaj bote, edhe në vlerësimin e pyjeve nuk duhet ta teprojmë. Eshte fjala per pyje te virgjër në substrakin karstik, që kanë të gjitha cilesitë dhe të gjitha difektet të pyjeve të ngjashëm.

Sigurisht, pengesa më e madhe për shfrytёzimin e tyre është mungesa e çdo mundësie për transportin me det, dhe për këtë arsye vlera e tyre zvogëlohet. Një vështirësi tjetër është vërtetimi i pronësisë së pyjeve të Shqipërisë. Duhet stabilizuar, para së gjithash, se cilat janë në pronësi private, cilat në përdorim të përbashkët, cilat janë shtetërore, dhe kjo për të shmangur kundërshtimet që do të lindin me mijra dhe do të nxjerrin vështiresi, që nuk do të jetë e lehtë të kapërcehen nga qeveria. Unë mendoj se lënda drusore shqiptare nuk duhet të merret me sulm si ndonjë kështjellë, ose të shfrytezohet si një minierë; thesari pyjor i atdheut të ri, nëqoftese është thesar, siç thonë shumë, por që askush nuk e di akoma me saktësi, duhet më parë të studiohet dhe të vërtetohet me hollësi, dhe vetem pas kësaj mund te diskutohet se si duhet shfrytëzuar.

“Në të kaluarën kur flitej pёr Shqipёrinё, si edhe pёr shumё krahina tё tjera tё nёnshtruara nga Turqia, pёrmendej si njё vend i kredhur nё njё barbari tё trishtueshme, qё asgjё nuk e dallonte nga vendet e thella afrikane,sepe askush, as qeveria as banoret, duke ndjekur zakonet orientale, kurrё nuk janё kujdesur pёr mbarёvajtjen e vendit.

Turqit i mbanin vendet e Evropёs si zotёrime tё pushtuara, tё pёrshtatёshme vetёm pёr ti shfytёzuar. Krahinat shqiptare me njё natyre tё pasur, ishin si edhe sot njё tokё e pashfrytёzueshme, e pёrmbytur, pa rrugё ose mjete tё tjera komunikimi, njё vend qё dёshpёronte disa Evropianё qё e vizitonin. Banorёt qё nuk ishin kusarё, krenarё dhe primitivё nё tё njёjtёn kohe, ishin tё tmerruar nga hakmarrja qё disa herё asgjesonte fshatra tё tёrё brenda njё kohe tё shkurtёr. Qeveri e sunduar nga tarafёt dhe nga krerёt ishte nё gjёndje tё mjerё, ndёrmejt mёshirёs e urrejtjes, kёshtu nё mes tё gjithё kёsaj anarkie, burimet e mrekullueshme tё Shqipёrise vazhdonin tё humbisnin kot. Unё e pashe Shqipёrine dhjetё vjet pas kongresit tё Berlinit, sot, pothuaj pas 40 vjetёsh, nё ato qё kanё lёnё tё shkruara nё veprat e tyre tё kujtimeve Pukёvili, Boue, Hahn, zbulues dhe studiues tё tjerё me famё tё kёtij vendi, kushtet nuk kanё ndryshuar”.

Antonio Baldaçi (Antonio Baldacci, 1867- 1950)
Ishte botanist dhe gjeograf, i pasionuar pas studimeve etnografike, politike dhe socio-ekonomike, është një nga kontribuesit më të mëdhenj në shkencën shqiptare, si edhe një nga personalitetet më të rëndësishme në fushën e albanologjisë. Deri tani janë përkthyer dhe botuar disa punime të Baldaçit në Shqipëri. Më e rëndësishmja, “Rrugëtime shqiptare” (1892–1902), me përkthimin e Artan Gambetës Ai i kushtoi jetën shkencës dhe Shqipërisë dhe krijoi plot 118 vepra nga të gjitha fushat. Një institucion i vërtetë shkencor, ku vetëm herbariumi i përbërë nga 100.000 bimë të mbledhura në malet e fushat e Shqipërisë dëshmon për një heroizëm të vërtetë shkencor. Baldacci pas Luftës së Dytë Botërore u muar me çështjet politike italiane dhe ndërkombëtare, duke zgjeruar fushën e tij të studimit në vendet e Evropës veriore (Suedi, Grenlandë, Islandë), veçanërisht në aspektin gjeologjik, sistemit ekonomik, kulturor dhe arsimor.

Botuar nga Mblodhi ing. H.Kola, Fotot B. Bujqësore me 07 December 2017.