TECet në Vlorë edhe më zi se inceneratorët

TECet në Vlorë edhe më zi se inceneratorët

Histori e zezë do mbetet historia e inceneratorëve në Shqipëri, por më zi akoma mund të jetë kjo e TECeve dhe terminalit gjigand të gazit të lëngshëm në Vlorë, i cili do të përpunoj një kapacitet gjigand gazi për të furnizuar vende të tjera.

Së pari, aq sa janë korruptive koncesionet e incenratorëve, por aq i madh është korrupsioni i TECit të Vlorës, i provuar me fakte, Janë paguar më shumë se 130 milion EUR deri tani dhe ai nuk punon, ashtu si edhe inceneratorët. Deapartamenti i Integritetit i Bankës Botrore ka investiguar dhe ka gjetur bashkpunim të 2 kompanive A dhe B në vjedhjen me TEC të Vlorës. Komiteti i Përputhshmërisë i Konventës së Aahrus në Gjenevë ka gjetur në shkelje venndodhjen e TECit në Gji të Vlorës. Po kështu paneli i inspektimit të Bankës Botrore. Dhe skandali po thellohet tani nga qeveria e PS, që do të investoj edhe njëherë mbi 100 milion euro të tjera, gjoja për ta kthyer TECin me gaz, edhe pse kur u ndërtua, në studim të fisibilitetit është përcaktuar si TEC mi cikël të kombinuar, që punon edhe me naftë edhe me gaz. Ajo që do ishte normale tani është që vendimmarrja e TEC të Vlorës duhet të hetohet për korrupsion, shpërdorim detyre etj.

TECet lundrues

Në një spekullim të pastër me krizën e luftës në Ukrainë, në dhunim të ligjit të informimit të publikut dhe pjesmarrjes së tij në vendimmarrje është bërë një kontratë për 2 TECe lundruese me kapacitet mbi 100 MW që do instalohen në bregdetin e Vlorës për të djegur naftë dhe për të prodhuar energji elektrike. Shteti shqiptar do ti paguaj kompanisë së këtyre TECeve afro 40 milion Euro si qira për përdorimin e këtyre aseteve e më pas KESH do blejë energjinë e prodhuar me cmim me te ulet se cmimi në treg. Dhe këto anije pas mbarimit të kontratës i mbeten Shqipërisë, njësoj si inceneratorët. Kështu Metalurgjiku i Elbasani do ketë shtesa të konsiderueshme për skrap, TECin e Vlorës, 2 TECet lundrues, 3 inceneratorët (pardon 2 inceneratorë se njëri nuk egziston).

Jo rastësisht kjo kompani e TECeve lundruese do të jetë kompania që do marrë mbi 100 milion euro para nga buxheti i shtetit për të fshehur aferën me TECin e Vlorës. Ka të ngjarë, që njësoj, në vitet e ardhshme do hidhen përsëri miliona Euro për vënien në punë inceneratorët.

Pra pasi ta ketë bërë m..  në gjirin turistik të Vlorës do thotë tani do keni TECin me gaz. Pra do lahet m..i me sh….

“Parfumimi” i Vlorës nga terminali i gazit të lëngshëm

Ashtu si inceneratori i Tiranës që është përmbyllja e aferës së inceneratorëve edhe terminali i gazit të lëngshëm është finalizimi i shkatërrimit përfundimtar të gjirit turistik të Vlorës. Ky terminal do të shërbej si një vendndodhje ku do bëhet ndotja fosile, që më pas të transportohet gazi në vendet që kanë nevojë për të. Shqipëria nuk ka nevojë të bëj gazifikim, ndërkohë që e gjithë Bota tenton ti iki dhe duhet ti iki përdorimit të fosileve, pasi është domosdoshmëri për të shpëtuar planetin, tashmë e vërtetuar nga shkenca dhe e pranuar nga udhëheqësit e Botës. Ajo që po ndodh është se industria fossile, po përdor këtë tranzicion të parashikuar deri në vitin 2050 për të patur zero neutralitet të karbonit në atmosferë, për të mbajtur nivelin e fitimeve të saj, duke përdorur vënde si Shqipëria, apo vënde me politika të dobëta, për të shkarkuar ndotjen që ato prodhojnë. Kapaciteti i terminalit të gazit në Vlorë është sa gjysma e volumit gjigand të gazsjellësit TAP, që shkon në Itali dhe më gjërë në Europë dhe Vlora do përdoret pikërisht për të pompuar po në Itali sasi shtesë gazi që do vij me varg anijesh në gji të Vlorës për tu përcjellë përmes zonës së mbrojtur Vjosë - Nartë me tubacione për në Seman e ng aaty në Itali. Nuk e kuptojmë pse nuk instalohet ky terminal direkt në Itali, por duhet të kaloj nga Vlora? Kujtojmë këtu, se drejtori i TAP në prag të inagurimit të punimeve pat thënë publikisht në një takim të gjërë se TAP u cvendos nga plani fillestar prej Vlorës, për shkak të ndotjes që do shkaktonte në Gji të Vlorës terminali i gazit aty.

Nëse ky terminal lejohet të ndërtohet në gji të Vlorës duhet të jenë të qartë të gjithë shqiptarët se turizmi në Gji të Vlorës do i mbetet vetëm historisë. Nuk ka asnjë një gji detar në Botë, ku është instaluar industria fosile dhe të jetë njëherazi gji turistik. Ose naftë e gaz, ose turizëm.

Alternativa që përmbys planet e naftëzimit të Gjirit të Vlorës

Mjafton vetëm sasia 40 milion Euro, për 1 vit, që do paguhet qiraja për të ndotur gjirin e Vlorës me TECet lundrues, të hidheshin në subvencionim të investimit për instalimin e paneleve fotovoltaike për familjet dhe bizneset e vogla e të mesme Shqipëria do të kishte vetëm brenda pak muajve shumfish të energjisë që do gjenerohet nga TECet lundrues me djegje nafte në Vlorë, madje edhe me kosto  shumë më të ulët. Kjo kërkon vetëm disa rregullime të vogla ligjore për ti lënë më shumë hapsirë atyre që nuk merren për të gjuajtur koncesione korruptive. Përshembull,  bilanci i energjisë (metering) të bëhet vjetor, jo mujor, në mënyrë që sejcili prodhues i vogël të harmonizoj më mirë nevojat me prodhimin prej tij. Për më tepër qytetarët do të aktivizojnë kapitalet e tyre dhe energjia diellore e prodhuar prej tyre (citizen energy) jo vetëm është e pastër, por edhe rritja do jetë eksponenciale, që koncesiondhënësit, ndoshta edhe nuk e imagjinojnë dot, ose thjesht duan ta mbajnë larg realitetit pasi për ta dhe për klientët e tyre të fosileve nuk është me leverdi.