-Pas Teatrit ndërtohet lulishtja më e bukur e Tiranës-

Shoqëria civile Shqiptare shënoi një ndër arritjet e saj më të mëdha me betejën e saj për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar . 2 Vjet rezistencë e përditshme i tregon gjithë skeptikëve që thonë së shoqëria civile në Shqipëri është inegistente, se ajo jo vetëm egziston, por edhe ka treguar se është e fuqishme, si kudo në vendet Europiane.

Tash “revolucioni” i Teatrit duhet të vazhdoj, se siç është kuptuar Teatri ishte fasada, thelbi ishin kullat pas teatrit. A ka ndonjë skemë që përsëri kullat pas teatrit të bëhen ? Shenjat janë të qarta që kullabërësit thjesht po presin një moment më të volitshëm për të gllabërur tokën publike e të derdhin beton aty.

Ndërtimi i kullave pas Teatrit janë një e keqe e madhe për Tiranën, që është si pika e fundit që bën gotën të derdhet, e që duhen shmangur. A ka një plan pa kulla shoqëria civile.? Po. Egziston një plan i konsoliduar përgjatë “revolucionit”.

1) Restaurim i Teatrit Kombëtar ;

2)Krijimi i një lulishteje, më e bukura në Tiranë pas Teatrit të restautruar, që lidhet me pishat e mbjella në nder të korifejve të Teatrit Shqiptar, si dhe me pedonalen.

Në këtë mënyrë, mbase i shtohen Tiranës ca cm2 për frymë, që sot ka disa herë më pak hapsirë të gjelbër për frymë se cdo qytet tjetër i Europës.

Lavdosh Ferruni