E gjithë Bota llogaritet të ketë një mantel me 5 miliard ton plehra-mbetje plastike që e mbulojnë të tërë atë (Nature World News). Nuk ka qeveri në Botë që të mos reagoj me masa deri radikale për të shmangur situatën “plasticplanet”.

Këto 20 vitet e fundit vendet e Bashkimit Europian kanë udhëhequr politikat e menxhimit të mbetjeve në Botë. Sipas kësaj politike në themel qëndron sistemi i quajtur 3R (Redukto — Ripërdor-Riciklo) Ky sistem është i vendosur edhe në legjislacionin e BE-së dhe në atë Shqiptar, gjithashtu. Sipas ligjit është përcaktu dhe hierarkia e menaxhimit të mbetjeve, ku së pari është të adoptohen politika që të prodhohen sa më pak mbetje, së dyti të maksimalizohet ripërdorimi, së treti të maksimalizohet riciklimi dhe kompostimi i mbetjeve organike, por këtu duhet kuptuar maksimalizim mbi një minimum që vazhdon të minimizohet. Pas këtyre hapave hierarkike mund të kryhet edhe incenerim për të prodhuar energji për të minimizuar groposjen. Vendet e BEsë riciklojnë ose kompostojnë, si mesatare 46% (viti2015) dhe disa vende mbi 50% (Gjernania 68%). Incenerimi zë 1.5 % dhe incenerim për prodhim energjie 4.6 % (Eurostat), ku % më të lartë të incenerimit e ka Danimarka me 20.7%, nga e cila 80% është për djegje të mbeturinave të drurit për të prodhuar bioagaz.

Shqipëria me ato që po bën, po përmbys cdo skemë të menaxhimit të mbetjeve, jo vetëm të BEsë, por dhe kudo në Botë, duke shkuar në 100% djegje të plehrave bashkiake, dhe këtë process po e udhëheq Bashkia e Tiranës me inceneratorin që i paska dhënë leje ndërtimi konçesionarit. Kështu i bie që udhëheqësit nga e gjithë Bota të vinë e të marrin eksperiencë për plehrat në Shqipëri, si dikur vinin për të parë Shqipërinë që qëndron në brigjet e Adriatikut si “fener ndricues” i socializmit në Botë. E duke qënë në brigjet e Adriatikut i bie tani me dritën e plehrave që do digjen të ndricohet e para Italia në anën tjetër të Adriatikut.