Shell, ky ndotës i madh i klimës në Planet tash do duhet të mbrohet e të kërkojë të jetë legjitim të vazhdojë të ndosë edhe në dekadat e ardhshme, duke qënë kështu drejtpërsëdrejti një shkaktar i shkatërrimit të Marrveshjes së Parisit për të evituar ngrohjen globale katastrofike e për të arritur neto — zero emesione në vitin 2050.

Më 12 Shkurt 2019, 6 organizata të mëdha, të njojtura në Europë (ActionAid Netherlands, Greenpeace Netherlands, Fossielvrij NL, part of the 350 netëork, Both ENDS, Ëadden Sea Forum and Youth Environment Active — JMA) i janë bashkuar Friends of Earth Netherlands në një letër drejtuar kompanisë Royal Dutch Shell me kërkesa që në planet e veta të vendosi të arrij pikërisht neto-zero emesione në vitin 2050 dhe nëse Shell nuk e bën këtë të 7 organizatat do e padisin atë në Gjykatë më 5 Prill.

Më shumë se 13,000 shtetas holandezë kanë nënshkruar për t’u bërë bashkë-kërkues në rastin e mundshëm ligjor. Qindra bashkë-paditës do të bashkohen me shtatë organizatat ndërsa dorëzojnë thirrjet e gjykatës në selinë e Shell në Hagë më 5 prill.

Shell është ndotësi më i madh në Holandë dhe një nga 100 prodhuesit e karburanteve fosile që janë përgjegjës për 71% të të gjitha emetimeve të dëmshme industriale të gazrave serë që nga viti 1988.

Shell shpenzon miliarda dollarë për eksplorimin e naftës dhe gazit çdo vit, ndërsa me planet e tanishme investon vetëm 5% ($ 1–2 miliardë) të buxhetit të saj në energji të qëndrueshme dhe 95% ($ 25–30 miliardë) në shfrytëzimin e lëndëve djegëse fosile.

Maria van der Heide, kreu i politikës dhe fushatave në organizatën globale për drejtësi ActionAid Netherlands, thotë: “Nga thatësirat e rënda në Afrikë deri në përmbytjet ekstreme në Azi, miliona njerëz me të cilët punojmë po shohin jetët dhe mjetet e tyre të jetesës të shkatërruara prej ndryshimeve klimatike. Refuzimi i Shell për të shkelmuar varësinë prej karburantit fosil, është dënim dhe shkatërrim i mëtejshëm i tyre. Ne jemi duke u bashkuar me këtë veprim ligjor sepse duam të sigurojmë që Shell më në fund vendos të ardhmen e njerëzimit si primare.

Marre nga ActionAid