Referendum qytetar për prerjen ose jo të pemëve dhe zëvendësimin e tyre me një lloj tjetër. Referendumi për çështje që u përkasin të gjithëve siç është mjedisi, duket se do realizohet për herë të parë në Pukë. Në fakt nuk dihet nese do jetë një referendum real, pasi deri tani kërkesa nuk është depozituar në KQZ, por vetëm moral. Bashkia e Pukës ka vendosur të pyesë qytetarët nëse pemët dekorative tip bredh në qendër do priten dhe të zevendesohen me bli. Po sesi do përfitohet vendimi qytetar kjo le t’ i mbetet së ardhmes. Gjithçka është paralajmëruar nga një postim në FB i kreut të bashkisë së qytetit, Gjon Gjonaj.

“CILI DO ISHTE MENDIMI JUAJ?

Nisur nga ankesa e disa banorëve me pretendimin për zënien e dritës dhe shkaktim rrezikshmërie, por dhe nga Raporti Teknik i specialistëve për drurët dekorativ të llojit bredh, pranë “Raiffeisen BANK në qytetin e Pukës, Bashkia Pukë kërkon mendimin qytetar:

Nese duhet realizuar largimi i këtyre drurëve dhe zëvëndësimi i tyre me drurë dekorativë të llojit bli? Presim mendimet tuaja,mbi bazen e të cilave do të meret dhe vendimi. Kemi premtuar të bashkëqeverisim dhe këtë po e realizojmë!” është postimi i plotë i mesazhit të Bashkisë së Pukës në FB.

Botuar nga Bionews me 25 September 2017.