Image for post
Lavdosh Ferruni

“Ky tërmet do ndryshojë për mirë historinë e Kombit shqiptar.. aq sa do thuhet.. para dhe pas Tërmetit..”-shkruan aktivistja e shoqerisë civile, Brizida Gjikondi. Unë besoj se kjo do ndodhi. Nervi i reagimit publik, mes njerzve në këto ditë post tërmet do sjellë ndryshimin e dëshiruar dhe projektimin e një shteti me profil të qartë europian të Shqipërisë. Ja në këto rreshta më poshtë edhe nervi im i reagimit.

Le ta fillojmë nga projektuesit e ekspertët e ndërtimit lidhur me tërmetin. Në emisionin e të Hënës tek Top Channel avokat Ngjela pati një shpërthim mosbesimi ndaj expertëve shqiptar, që i konsideronte si përgjegjës në këtë situatë të shkatërrimeve të tërmetit të 26 Nëntorit dhe që nuk mund të ishin ata të besuarit e ndryshimit të situatës së emergjencës, duke i parë ata si mëkatar të pasojave shkatrimtare të tërmetit.

Në studion e News 24 fliste bukur një projektues, që u presantua dhe është pedagog në inxhinjerinë e ndërtimit, Arben Dervishaj. Diku tjetër kryetari i opozitës që parashtronte idenë e heqjes së koncesioneve dhënë oligarkëve, për të ja kaluar fondit të rindërtimit. Duke bërë lidhjen e këtyre 3 folësve menjëherë gjykova se me urgjencë duhen rishikuar koncesionet, ku është present jo vetëm mosbesimi publik dhei opozitës, por edhe realiteti degjenerativ i dukshëm. Rasti. Koncesioni i incineratorit të Fierit.

Ka një oponencë të bërë nga fakulteti i inxhinjerisë së ndërtimit prej një grupi prej 6 vetësh në vitin 2017. Ndër të tjera grupi shkruan se mungon studimi gjeologo- inxhinjerik për sheshin e ndërtimit. Tjetër, shkruan se grupit të punës nuk i është vënën në dispozicion një vërtetim sizmik në lidhje me sizmicitetin e zonës. Edhe pse grupi i punës nuk i kishte këto studime, grupi del në përfundimin se “projekti është konceptuar drejt si dhe konsulenti ka arritur ti japi zgjidhje kërkesave bazë të detyrës së projektimit”.

A ka të drejtë Ngjela të revoltohet me këta expertë? Për dijeni të publikut inceneratori po ndërtohet në Verri të Fierit, po ndërtohet mbi një truall ish kënetë, ndërsa koncesioni është miratuar në një tokë tjetër ( në Portëz) disa kilometra më tutje. Në vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit rezulton se projektues i incineratorit është edhe AVE Consulting shpk, ku administrator është pikërisht Arben Dervishaj, që tashmë po ligjëron për sizmicitetin. Arbeni ka projektuar pa konsideruar sizmicitetin. A ka të drejtë të revoltohet Ngjela? A kam të drejtë të revoltohem unë? kemi të drejtë të revolohemi të gjithe?

Me bindje e them se nuk është rast i shkëputur. Qindrat e HECeve të vegjël që thajnë përrenjtë e lumenjtë janë firmosur nga ekspertët e mjedisit dhe pedagogë si Arbeni, që thonë se nuk i ndodh asgjë lumit, gjallesave dhe njerzve që jetojnë pranë lumit, edhe pse e kanë të qartë se vetë lumi nuk egziston më, nëse nuk ka ujë në të. A duhet të reagojmë nga kjo sjellje e ekspertëve dhe projektuesve? Besoj se po? Tani, vërtet tani, sot duhet reaguar, për atë që është edhe emergjiencë. Qeveria dhe maxhoranca duhet menjëherë, lidhur përshembull me koncesionet e incinertorëve, të reagoj, ti anulloj. Fondet e cliruara prej tyre mund të shkojnë për rindërtim e për zhvillim të qëndrueshëm. Subvencionet që ka planifikuar për të majmur ndërtuesit e HECeve, që po shkatërrojnë jetën e njerzve në male duke i detyruar të zbresin në kënetat e ultësirës së vendit mund të hiqen menjëherë. Reagimi në shoqërinë Shqiptare sapo ka filluar.

Pas tërmetit ditë më të mira do vijnë.