Ndërtimi i dy HEC-eve lë pa ujë, banorët e Pishkashit të Prrenjasit, u ofrohet furnizim me bote

Ndërtimi i dy HEC-eve lë pa ujë, banorët e Pishkashit të Prrenjasit, u ofrohet furnizim me bote

“Me çfarë do vaditim ne, s’kemi as për të pirë. Patatet janë thanë për ujë tani. Të na i sjellin ujin siç e kishim më parë”. “Në lagjen time bëhen 30 familje, 80 familje janë në anën tjetër. Dhe lagjia Kakaveci me 180 familje, po me këtë kanal furnizohemi”.

Ka banorë që nuk kanë shpresa se problemi do të zgjidhet pasi afatet kanë përfunduar 4 ditë më parë.

“Jemi ngritur ne po kush na dëgjon”, shprehet ajo.

Banorët e Pishkashit tentuan të mbanin një ditë më parë dhe një protestë. Por policia kërkoi që të shpërndaheshin pasi grumbullimet nuk lejohen në kohë pandemie.

“Shkuam për të biseduar dhe na sjellin policë 20 policë s’ishte nevoja të vinin”, rrëfen banori.

19 Maj 2020

Marre nga Mega news