Lajm i sajuar:

Dje u be lajm cka tha Rama: Të gjitha HEC nën 2 MW janë konstatuar të dëmshme dhe jo të dobishme”…”Nuk do të ketë më në Shqipëri leje për asnjë HEC nën 2 Megavat dhe nuk do të lejohen të preken zona me rëndësi nga pikëpamja turistike”

U deshën, vërtet, 10 vite për të konstatuar që HECet nën 2 MW janë të dëmshme dhe jo të dobishme?

Nëse do ishte një njoftim për konstatimin të dëmshëm dhe jo të dobishëm për ndërtimin e incineratorëve, për të cilët nuk ka ekspert Shqipëria mund të bënte sens, por për HECet Shqipëria ka një armat të të rë projektorësh dhe inxhinjerësh.

“Nuk do lejohen të preken zona me rëndësi nga pikëpamja turistike”- Po koncesionet për HECet në luginën e Shushicës që janë mbi 2 MW nuk janë në zonë me rëndësi turistike, ku po bëhet dhe rruga per te dalë në plazhet e Himarës? Po HECet në kanionet e Nivicës në lumin e Bëncës a nuk janë në zonë me rëndësi turistike? Po planet Për HEC në Theth, ne Shale, në Fan e gjetkë?

Lajm i munguar:

1. Më 30 Korrik në Memaliaj u bë një takim me banorët për të diskutuar me ta koncesionin për HEC të Kalivacit. Takimi eshte organizuar nga kompania e konsulences se koncesionarit, ku sic dihet aksioner është Fusha, sh,p,k. ( Fusha i Tetarit).

Atyre i duhen letrat ti kenë në rregull, nuk ka rëndësi se cfarë shkruhet në to, mjafton ca firma banorësh aty.

Ata mendojne edhe për gjyqin e mundshëm, kur mos ta kenë mbështetjën e qeverisë.

Ndërkohë Qeverisë i janë depozituar mijra firma qyterarësh dhe kryetarësh të Bashkive përgjatë gjithë luginës së Vjosës që janë kundër ndërtimeve të HECeve në Vjosë.

2. Më 30 Korrik Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkpunim me GIZ presantuan në ambjentet e saj , ne prani te 3 OJFve të gjendura aty të panjoftuara, perfaqësuesit të OSBE dhe zyrës së delegacionit “Strategjia e menaxhimit të mbetjeve për vitet 2018–2033” Në diskutim drejtuesit e ministrisë u perballën me qëndrimin e të pak personave mjedisor dhe te shoqatës së riciklimit se strategjia ishte një letër e pa vlerë, duke konsideruar se qeveria po i hedh leket në incineratorë, ku është vërtetuar dhe nuk u kundërshtua as nga ekspertë as nga drejtuesit e ministrisë, në këtë takim, që incineratori Elbasanit nuk punon, ndërkohë kur po avancon ai i Fierit e i Tiranës, së bashku me kapacitet 10 herë sa ai i Elbsanit.

Pak pasi filloi diskutimi u largua Sekretari i MInistrise, Pullumb Abeshi, pas pak u largua dhe zv minstrja Ornela Cuci. Projektori qelloi që u prish. Debati me largimin e auroriteteve vazhdoi më i shpenguar. Mbledhja përfundoi me sukses, u realizua edhe foto e mbledhjes. Pjestarët aty hodhën firmat që kanë qënë present në takim