Klima po ndryshon, ne hiç

Klima po ndryshon, ne hiç

Lajmeve të ditëve të fundit për zjarret në mbarë vendin, ju shtua dhe lajmi se niveli në hidrocentralin e Fierzës arriti 268 metër, më i ulëti në 15 vitet e fundit, që ka bërë në rrjet të hidhet 80% e energjisë elektrike prej importit. Tharrjet masive të prodhimeve bujqsore janë gjithashtu të përditshme. Problemet me ujin e pishëm sigurisht janë fort të lidhura me “ndryshimet klimatike”. A mund të jetë dhe rënia e shkëmbit në rrugën nacionale Vlorë Orikum tek Kalaja pasoj e temperaturave të larta pasuar nga temperaturat deri -150 në dimër?

Çdo njeri i rritur mbi të 40-tat ka vite që nga eksperianca personale e tij konstaton lehtë se klima ka ndryshuar. E sigurisht shkenca tashmë e ka vërtetuar që klima është duke ndryshuar, dhe nuk është diçka që do të ndodhë në të ardhmen e largët. Madje si rezultat i asaj që evidentohet për ditë e kudo tashmë në vend të terminologjisë “ndryshimi i klimës” po përdoret termi “kriza e klimës”. Çfarë duhet bërë ndaj “krizës”?. Përveç asaj se ç’duhe të bëjë çdo individ rol vendimtar kanë qeveritë. Qeveritë e botës e padyshim edhe Shqipëria kanë firmosur disa marrveshje ndërkombëtare vetëm për “Klimën”, si “Marrveshja e Parisit”,e fundit. Qeveria Shqiptare nuk e ka fare në axhendë ndonjë lloj reagimi për “krizën e klimës”. Natyrisht roli i saj në zbutjen ( mitigation) e klimës duke paksuar emetimin e gazrave serë është gati i papërfillshëm në shkallë globle, por ka për të bërë shumë për përshtatjen (adoptimin) ndaj ndryshimeve të klimës.

A nuk duhet totalisht riparë dhe përmisuar sistemi i masave anti zjarr? Dhe kjo nuk duhet të harrohet sapo të bjerë shiu i parë.

Ja, konkretisht për energjinë. Akoma strategji për rritjen e prodhimit të energjisë Qeveria Shqiptare ka burimet ujore, ndërkohë me një vendimmarrje të shpejtë timoni duhet kthyer nga energjia diellore, që është një alternativë e pazëvendësueshme në kushtet e sotme dhe parashikimet për të ardhmen.

Të shumta janë masat për tu mbrojtur nga kriza e klimës edhe në aspektin e prodhimit bujqësor.

Ajo që është e domosdoshme në kohën e sotme është se çdo vendim, në çdo fushë, (theksoj përparësi kanë vendimet e qeverisë) nuk mund të mos ketë pjesë të analizës edhe faktorin si reagon ndaj “krizës klimatike”. Kjo nuk po ndodh.