Incineratoret: Parashikimi 4 vjecar në vend të atij 40 vjecar

Incineratoret: Parashikimi 4 vjecar në vend të atij 40 vjecar

Inagurimi i incineratorit ne Elbasan

Ka ndodhur që me të marrë pushtetin në 2017 ministri i sapo larguar i Mjedist Lefter Koka dhe dhe kryeministri i riardhur Edi Rama firmosën për ndërtimin e incineratorit të Fierit e Tiranës, investime që kapin vlerën e më shumë se 160 milion euro. Duket sikur në këtë 4 vjecar (ka kaluar 1 vit e gjysëm) Qeveria, falë dhe heshtjes së opozitë bashkë me heshtjen jo të cuditshe të medias po ja del të kamufloj gabimet e njepasnjëshme e të shumëanëshme me këto vendimmarrje, që lehtësisht të cojnë në konkluzonin e një afere korruptive, nëse nuk është një naivitet kryeminstror i ardhur nga një lobim i fuqishëm i grupeve të interesit të shitjes së incineratorëve në bashkpunim me ata të importit të plehrave.

Keta incineratorë presupozohet se do punojnë për më shumë se 3 dekada. Konkretisht pas 30 vite pune, sipas kontrates incineratori i Tiranës, i kalon Bashkisë së Tiranës. Të përpiqemi të ndjekim trendin.

Në studimet e fisibilitetit të incineratorëve në Shqipëri rezulton se kapcitetet e tyre janë të barabartë me 100% të mbetjeve të gjeneruara të qarqve respektive. Pyetja që sejcili mund ta bëj është cfarë do djegi incineratori? Mbetjet organike, që në Shqipëri përbëjnë 50% të mbetjeve urbane kanë fuqi kalorifike të ulët dhe nuk mund të digjen pa shtuar të tjera lëndë me fuqi kalorifike shumë më të lartë. Për më tepër biznesi privat gjithnjë e më shumë është i interesuar për ta kthyër këtë lëndë organike në pleh organik dhe biogas. Dhe kjo do ndodhë shpejt. Tjetër. Pritet që së shpejti në treg të vërshojnë aparatura shtëpijake që mbetjet ushqimore familjare të kthehen në pak ditë në pleh organik, që ka edhe vlerë tregtare të padiskutueshme.

Lënda tjetër që mund të digjet është plastika. Sot, po i mëshohet fort ndalimit të përdorimit të plastikës në shkallë globale. Psh, parlamenti Europian ka vendosur ndalimin e plastikave një përdorimsh (pjata, lugë pironj, pipa etj.) Shumë vend kanë vendosur ndalimin e cantave plasike në një gamë të gjërë dhe shumë vende të tjera kanë vendos afate, duke fiilluar qysh në vitin 2020 për ndalim të përdorimit të tyre. Një ndalim i pjeshëm ndodhi edhe në Shqipëri vitin e kaluar e me siguri do ketë inciativa të tjera në vijim, më të shumta. Po kërkohet e do të ndodhë zëvendësimi masivisht i shisheve plastike me shishe qelqi. Natyrisht gama e riciklimit të plastikës dhe sassia e riciklimit rritet në vazhdimësi. A ka kuptim që cmimi i plastikës për tu ricikluar në treg është 300 euro për ton dhe taksapaguesi të paguaj 29 euro për ton për ta djegur atë?

Letra është material shumë i kërkuar për riciklim. Kur cmimi i kartonit të për riciklim në treg është 100 euro për ton, sot, dhe që pa dyshim do rritet edhe më në vitet e ardhshme. Përsëri, a ka kuptim të paguajmë 29 euro për ton për ta djegur atë?

Po e njëjta gjë për mbetjet e drurit, leckave etj, matreiale që mund të riciklohen.

Shkenctarët llogarisin që 90% e mbetjeve janë të riciklueshme. A mundet Qeveria të argumentojë se si do punojnë incineratorët e Fierit e Tiranës, pas 6 vitesh? Është një mundësi e vetme. Incineratorët të vihen në funksion të importit të plehrave. Kjo do ta bënte përfundimisht Shqipërinë një vend super të ndotur, që do shkatërronte jetesën e popullsisë masivisht dhe do ta fshinte Shqipërinë nga harta e turizmit. Populli Shqiptar është shprehur për këtë cështje dhe ka kërkuar referendum, që është aprovuar nga Gjykata Kushtetuese dhe nga Presidenti i Republkës. Asnjë ligj nuk mund të aprovohet jashtë një votimi nominal të sovranit për import mbetjesh.

Cila është rrugëzgjidhja? Vetëm një. Anullimi i menjëhershëm i kontratave aktuale dhe dhënia hapsirë e mbështetje ricikuesve krahas masave në rritje të parandalimit të gjenerimit tëw mbetjeve.