I hape shtegun importit të mbetjeve të parrezikshme prit ato të rrezikshme.

I hape shtegun importit të mbetjeve të parrezikshme prit ato të rrezikshme.

Edhe pse me ligj është i ndaluar çdo lloj importi mbetjesh në Shqipëri duket se me dashje janë hapur ca kanale nën kujdesin e institucioneve shtetërore për futjen e mbetjeve të quajtura të riciklueshme në Shqipëri. Fakti i provuar edhe në vendet më të zhvilluara, kudo në Botë, është se pashmangërisht import — eksporti i këtyre mbetjeve shoqëroht me praninë e mbetjeve të rrezikshme.

Nuk ka asnjë shanc që kjo të mos ndodhi në Shqipëri. Edhe sikur Shqipëria të ishtë vendi me monitorimin më të fortë të mos lejimit të futjes së mbetjeve të rrezikshme, vendi do të bëhej një landfill gjigand me importin e të ashtuquajturave mbetje jo të rrezikshme, pasi Shqipëria vazhdon të mbetet në statusin e sloganit të mirënjojtur të protestave të shoqërisë civile; “Boll plehra ka Shqipëria”. Asnjë përmisim nuk ka në drejtim të menaxhimit të mbetjeve, me ndonjë përjashtim të ndonjë investimi të ndonjë agjensie të huaj.

Vazhdimi në heshtje i mbështetjes së madhe financiare me variantin “modern” të inceneratoreve, përveç humbjes së miliona eurove të taksapaguesve Shqiptar, ka bërë të keqësohet situata me riciklimin në vend, për shkak të ndalimit të mbledhjes së mbetjeve të riciklueshme prej grumbulluesve individual, të cilët bënin një punë të lavdërueshme me ndihmën edhe të fabrikave të riciklimit.

Përkeqsimit aktual, duke i shtuar ndotjen e akumuluar prej 3 dekadave, nga plehrat në territor, plus importin i japin vendit një goditje permanente jo vetëm mjedisore, por edhe shëndetsore dhe ekonomike, së fundi, duke dëmtuar sidomos ekonominë e turizmit.

Nuk do mund të ketë një zgjidhje, duke gjurmuar kontrabandistët, si në rastin e fundit të disa tonëve mbetje të rrezikshme të mbritura në Vlorë nga Italia, nëse nuk respektohet ndalimi me ligj i importit të mbetjeve, kërkuar në mënyrë konstante nga shumica absolute e Shqiptarve dhe nuk hiqet dorë nga modeli i dështuar dhe i disenjuar për të dështuar, por në favor vetëm të të një konçesionari dhe përkrahsve të tij, për t’ju kthyer një skeme konform trendit Europian, në përshtatje me rrethanat e vendit.

Me pak fjalë mbetet emergjente, “larg nga importi i mbetjeve”.

Lavdosh Ferruni