Në Shqipëri ambientalistët dhe qytetarët janë ngritur kundër ndërtimit të hidrocentraleve të reja në lumenjtë e vendit. E një nga personazhet më të dashuruar me Vjosën është dhe përfaqësuesja e Rafting Albania Blerina Ago e cila prej kohësh mendon për banorët e këtij lokaliteti dhe me një grup tjetër të rinjsh bëjnë një turizëm ndryshe.

Ajo shprehet shumë e shqetësuar për dëmtimin e turizmit në vend, pasi thotë se kanë sinjale se do hapet sërisht çështja e konçensioneve të hidrocentraleve.


Ago rendit dhe disa faktorë që mbështesin argumentin e saj se përse është më mirë turizëm në Vjosë se energji. Ajo e lidh këtë me varfërinë apo emigrimin e të rinjve. Deklaratat Blerina Ago i bëri nga studio e 3Jat në IN TV.

news/item/33178-hidrocentralet-mbi-vjose-ekspertet-do-demtoje-turizmin-ne-zone