Në cështjen e ndërtimit të parkut për fëmijë brenda parkut tek Liqeni Erjon Veliaj u tregua i vendosur, duke parë se edhe nga sondazhet që e ndanin popullsinë e qytetit afërsisht në mënyrë të barabartë ne “pro” dhe “kundra”.

Nëse Veliaj përsërit vendosmërië për të shkatëruar parkun pranë policisë bashkiake për të ndërtuar kulla në vend të tij ka vetëm një emër “arrogancë shtetërore”. Nuk besohet të jenë bërë sondazhe, por është e sigurt se në cdo sondazh qytetarët e Tiranës nuk do të donin të prishnin një park të qytetit për interest të një ndërtuesi dhe “aksionerve” të tij, qëllimi i të cilëve është thjesht të fitoj ca miliona më shumë në dëm të jetës së mijra qytetarëve, që mund të shlodhen e të thithin ajër më pak të ndotur aty.

Tashmë dihet përgjigja e Veliajt, që godina do jetë shumëkatëshe dhe do mbetet një copë dhe për lulishte. Kjo është strategjia e Bashkisë dhe Qeverisë, që qyteti do intesifikohet edhe më tej më ndërtime shumëkatëshe, por do ketë dhe ca “lule” në oborr.

Në planin afatgjatë, intesifikimi i ndërtimeve në Tiranë është shumë pak të thuash “gabim”. Të përqëndrosh gjysmën e popullsisë së Shqipërisë në qytetin e Tiranës, me një dendësi rreth 4–5 herë më të madhe se kryeqytetet Europiane, sidomos në kohën e sotme, që pranohet shkencërisht dhe politikisht ndërkombtarisht se shpërndarja spaciale më e barabartë e popullsisë përbën kyc në zhvillimin e qëndrueshëm është orientim me dashje drejt kolapsit të një qyteti me pasoja të mëdha social ekonomike kombëtare.

Ekpansion drejt kryeqytetit, si ky drejt Tiranës, dukshëm të nxitur nga një lidhje e fortë e politikës me oligarkinë në rritje gjatë këtyre 27 viteve nuk është parë në ndonjë vend tjetër të Botës, e për më tepër të një vendi me profil të qartë rural, sic është Shqipëria.

Shkatërrimi i një parku dhe zevendësimi i tij me masive gjigande betoni e ngjyros shëmtuar tablonë e z Rama “Cfare do bëje po të ishe ti kryeministër?”