Firmoset kontrata e parë e shkëmbimit të energjisë mes OSHEE dhe prodhuesve të energjisë për vetë përdorim nga panelet diellore. Sipas marrëveshjes OSHEE angazhohet të pranojë shkëmbimin e energjisë. Ndërkohë per tepricat e energjisë që krijohen nga prodhimi i saj, nga panelet diellore, OSHEE do të duhet të paguajë vetë prodhuesit. Tani për tani, çmimi nuk është përcaktuar, por tarifa duhet nxjerrë brenda gjashtë muajsh nga nxjerrja e udhëzimit të Ministrisë së Energjisë.

Që nga 2017 vetë prodhuesit e energjisë elektrike nga panelet diellore kishin mbetur peng i një udhëzimi të Ministrisë së Energjitikës, i cili duhet të hapte rrugë lidhjes së kontratës me OSHEE për shkëmbimin e energjisë. Me daljen e udhëzimit ka filluar më në fund lidhja e marrëveshjeve.

Marre nga Top Channel

4.10.2019