Nga që sistemi politik mbi pylltarinë, organizimin e tijë, pronësinë në veçanti, ligjet gjysmake etj ishin tiparet e pa vlefshme të qeverisë E. Rama 2013- 2017, duhet që pylltarët shqiptar sa më shpejt të veprojnë për të ndrruar kursin. Dhe ja një nga mënyrat:

Takim kokë më kokë i disa PYLLTARȄVE shqiptar me Zotin E. Rama. I cili të realizohet nëpërmjet të njohurish, siteve në internet të tijë, deputetëve qe njihni juve pylltar dhe ai i njeh më shumë dhe iu dëgjon fjalën, telegrame, mesazhe në postën e tijë elktronike etj.

Këtu duhet të angazhohen pylltarë nga e gjithë shqipëria për të gjetur fije komunikimi të drejtpërdrejta. Pra kërkohet që elektroshoku i gjelbërt të veproi urgjentisht, pa humbur as edhe një minut kohë, me përfaqësues të denj që njohin plagët e pyjeve dhe të pylltarëve dhe rrugët efikase të shërimit. Këto duke diskutuar me argumente të forta, bindëse, që tek ndërgjegja e Zotit Rama, tek mendimet e tija, të drejtohen drejt: Rëndësisë shumë të madhe që ka ekonomia pyjore për ekonominë individuale, të malsorëve, fshatarëve, por edhe të çdo qytetari shqiptar.

Duhet të ndërmerret një reforme e thelle në politikën e qeverisjen e pasurisë pyjore:


1- Drejtoria e ekosistemit pyjor e kullosor shqiptar, më vete, pranë Ministrisë së Bujqësisë.
2- Reforma në pronësi, duke iu dhanun fshatarëve, malsorëve, pyllin privat të patur në dhjetra shekuj.
3- Ligjet mbi pyjet për të gjitha strukturat, pronësitë, organizimin, ruajtjen, policinë pyjore të mbështetura në modelet evropiane.
4- Krijimi i një Shtabi Qëndror të mjedisit e pylltarisë ku të kshillohet Kryeministri, Kuvendi popullor dhe komisioni i Bujqësi- Pyje.
Një organizim efikas dhe një politikë e tillë do të nxjerr pylltarinë shqiptare nga katrahuja ku është katandisur prej 27 vjetëve.

Këto masa e politika të reja mbi pasurine pyjore, kullotat e tokat pyjore do të sjellin rezultatet e më poshtme:
1- Ruajtjen e padiskutueshme të fondit pyjor për të kryer në vazhdimësi funksionin ekonomik, bioekologjik, punesimin e malsorëve dhe fshatarëve, ripërtritjen natyrore të tyre pra do të realizohet parimi i vazhdimësisë.
2- Do të shtojnë me siguri vlerat e veçanta në mbrojtjen e mjedisit në tokë, ajër dhe ujra.
3- Do të ruajn rezervat e ujrave dhe do të stabilizojn, prurjet e lumenjëve, përrenjëve e ruajtur nga mbushjet liqenet artificiale e natyral, rezervuar etj.
4- Do të pastrojne ajrin si filtrues natyral nga pluhurat gazrat etj.
5- Do të ruajn pjellorinë e tokës e aftësinë e saj për tu ripërtritur natyralisht pyjet e shkatërruar.
6- Do të shtohen shpendët dhe kafshët e pyllit si element turizmi, zbukurimi, vlerash biologjike dhe gjahu.
7- Do te ruhen peisazhet natyrale me vlera agroturizmi, turizmi malor, e do të bejnë të domozdoshme zhvillimin e infrastrukturës malore.

Pylltarët shqiptar duhet që me energji të ripërtrira, me kurajo e besim në të ardhmen, me zgjuarsi, bashkëpunim e bashkërendim me njëri tjetrin të shfrytëzojn rastin për të kryer elektroshortin e gjelbërt zotit E. Rama. Përndryshe mjedisi pyjor shqiptar do t’i hapen plagë të reja, pylltarët do te mbeten të hallakatur, të perçarë dhe pa të ardhme, shqipëria do të rrokullist drejt një krize, energjitike, shpopullimi, rënie drastike ekonomike dhe ekologjike të pandalshme, ku më pas do të jetë shumë vonë. E përgjegjësia bie mbi kujdestarët e pyjeve, profesorët, organizatat mjedisore e të pylltarëve, shoqatave të ndryshme të natyrës, gjuetisë, ekosistemeve e pyjeve etj.

Firence 28. 06.2017 Kujdestari i pyllit, Selman MEZIU