Gjykata administrative vendosi të rrëzojë kërkesën e kompanisë koncesionare Gener 2 për mospranimin e padisë të ngritur nga banorët e luginës së Valbonës dhe shoqatës “Toka”. Ky vendim i hap rrugën vazhdimit të betejës ligjore për anullimin e ndërtimit të HECeve në Valbonë. Në një situatë normale vetë Shteti do duhet, qysh kur janë dhënë lejet në 2013 e më pas në ripërtëriten e tyre, të refuzonte kërkesat për ndërtim HECesh në Zona të Mbrojtura, si në rastin e Valbonës, pasi ligji nuk lejon të ndërtohet në zona të mbrojtura, edhe pse presioni i ndërtuesve ka qënë i madh.

Ky gjyq duket do jetë një precedent që ti jap fund indiferencës së Shtetit për dëmet e shkaktuar në mjedis, që deri më sot janë injoruar në vendimmarrjet e ndërtimit të veprave të ndryshme.

Vendimi i dytë i Gjykatës ishte rrëzimi i kërkesës së paditësve për pezullimin e punimeve prej koncesionarit. Avokati i paditësve u shpreh se ky vendim do apelohet. Arsyetimi kryesor i Gjykatës ishte se nuk ka prova për dëme të mënjëhershme në mjedis, dhe se pezullimi con në komplikimin e marrrdhënieve kontraktuale. Sidoqoftë vazhdon gjyqi me argumentat në themel.Seanca e rradhës është caktuar në datë 14 Qershor ora 9:30. Paditësit ndjehen optimist se kauza e mbrojtjes se Parkut Kombëtar të Valbonës do të fitoj.