Që nga 1 shtatori 2020, kamionët masivë kanë hequr rërën nga 8 km të lumit Valbona, nga zona e Bujanit deri në Gash. Ata po e bëjnë këtë për të shpërndarë mijëra tonë rërë në hidrocentralin e ri “Brecani ROSP” në Luginën e Gashit, e cila është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe zonë e mbrojtur rreptësisht-njofton shoqata TOKA. Ky është lajmi më skandaloz i shkatërrimit të mjedisit në këtë fillim vjeshte.

A dyshon kush se AKBN nuk ka rol në këtë shkatërrim të kësaj perle të Shqipërisë me certifikimn e shkatërrimit të saj, apo pritjes në heshtje të certifikimit në kohën e postshkatërrimit?

AKBN si institucion kyc me mision për zhvillimin e burimeve natyrore, qysh nga propozimi i politikave, zbatimi i këtyre politikave, oponencës qeveritare ndaj studimeve e projketeve, negocimeve të marrveshjeve koncesionare, përgatitjen e dokumentacionit dhe praktikave të nevojshme për dhënien e lejeve, monitorimin, e kontratave konçensionare për hidrocentralet ka bërë bërë certifikimin e krimit, padyshim më të madh ndaj burimeve  natyrore më të rëndësishme të egzistencës së ombit Shqiptar, atë të shkatërrimit të burimeve lumore, kudo në vend.

Është koha për një reform të shpejtë totale në këtë institucion.