Dita Botërore e Erës është një ngjarje mbarëbotërore që ndodh çdo vit më 15 qershor. Është një ditë për të zbuluar erën, fuqinë e saj dhe mundësitë që ajo ka për të ndryshuar botën tonë. Në më shumë se 80 vende në botë, fermat e erës janë në veprim, duke gjeneruar energji nga një burim i pastër dhe i rinovueshëm. Mijëra individë janë të përfshirë në prodhimin e energjisë nga era, por për shumë njerëz, energjia e erës është një mister.

Dita Botërore e Erës është dita kur mund të vizitoni fermat e erës, të takoni ekspertë, të ndiqni aktivitetet që zhvillohen në këtë ditë dhe të zbuloni gjithçka që doni të dini për energjinë e erës. Dita Botërore e Erës është një veprim i koordinuar midis Këshillit Global të Energjisë (GWEC), WindEurope dhe shoqatave kombëtare për t’i prezantuar publikut të gjerë energjinë e erës përmes një sërë aktivitetesh.

Botuar nga MjedisiSot me 15 June 2017